Flash News

E-TJERA

Tragjedi e dyfishtë/ Nuk përballoi vdekjen e të birit, humb jetën edhe babai brenda pak orësh

Tragjedi e dyfishtë/ Nuk përballoi vdekjen e të birit, humb

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Itali, në një familje të njohur në Apeninet e Modenës. Djali 36-vjeç, i identifikuar si Fabio Marchioni humbi jetën në një aksident në lumin Dardagna.

Disa orë më vonë, babai i tij, Aurelio Marchioni u gjet po ashtu i vdekur nën urën Leo në Fanano. Ai nuk mundi të përballonte vdekjen e të birit.

Sipas mediave italiane, raportohet se ka qenë një aksident tragjik. I riu ishte zhytur në lumë, por goditja në kokën e tij ishte aq e fortë saqë ai humbi menjëherë ndjenjat dhe nuk mundi të shpëtonte. Përfshirja e palëve të treta në incident është përjashtuar, megjithëse mundësia e një akti ekstrem nuk është përjashtuar plotësisht.

Por, për këtë familje tragjeditë nuk kanë pasur fund. Prindërit e kishin humbur një vajzë disa vite më parë si pasojë e një aksidenti.

Të fundit