Flash News

Bota

Momente paniku në Shtutgart/ Makina “shkel” mbi turmën e qytetarëve

Momente paniku në Shtutgart/ Makina “shkel” mbi turmën e

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të premte në qytetin e Shtutgartit, Gjermani, ku një automjet tip Mercedes ka hyrë mes për mes një turme qytetarësh, duke lënë të paktën gjashtë persona të plagosur.

Sipas raportimeve të para nga mediat gjermane, incidenti ka shkaktuar panik dhe kaos në zonën Olgaeck, ku ndodhi përplasja. Të plagosurit janë transportuar menjëherë në spital dhe disa prej tyre ndodhen në gjendje të rënduar shëndetësore.

Policia e Shtutgartit njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale se drejtuesi i mjetit është arrestuar dhe ndodhet në pranga, ndërkohë që nuk janë dhënë ende detaje mbi motivet e ngjarjes.

Forca të shumta policie dhe emergjencash ndodhen në vendin e ngjarjes, ku është bllokuar qarkullimi dhe po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.

Autoritetet kanë bërë thirrje për qetësi dhe për shmangien e spekulimeve derisa të përfundojë hetimi zyrtar. Ngjarja ka tronditur qytetin, ndërsa mediat vendase raportojnë për tension dhe frikë tek qytetarët që ndodheshin pranë zonës në momentin e përplasjes.

Të fundit