Flash News

E-TJERA

Ekstradohet sot nga Dubai, Florenc Çapja

Ekstradohet sot nga Dubai, Florenc Çapja

Është arritur marrëveshja për esktradimin nga Dubai të Florenc Çapjas.

Sipas policisë, 44-vjeçari do të esktradohet sot pasdite në Shqipëri. Çapja është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

“Policia e Shtetit, në vijim të bashkëpunimit mjaft të mirë me partnerët, si në aspekte hetimore, ashtu dhe në ato operacionale, dhe si rezultat i shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit mes strukturave të specializuara për lokalizimim dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin, pasditen e sotme, do të finalizojë me sukses një tjetër fazë të operacionit ndërkombëtar të koduar "The Ëanted". 

Në kuadër të këtij operacioni, pritet që pasditen e sotme, të finalizohet me sukses ekstradimi nga Dubai, i të shumëkërkuarit F. Ç., 44 vjeç, banues në Elbasan.  

Për informacion më të detajuar, do të japim njoftim në momentin e finalizimit të operacionit të ekstradimit në Rinas”, thuhet në njoftim.

Të fundit