Flash News

E-TJERA

Mbante kallashnikov dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 36-vjeçari në Mamurras

Mbante kallashnikov dhe municion luftarak në banesë, arrestohet

Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Mamurras, pasi gjatë një kontrolli në banesën e tij u zbulua një armë zjarri automatike dhe municion luftarak. Shtetasi Ermal Llozhi u arrestua në kuadër të operacionit policor të koduar “Information”, të zhvilluar nga Komisariati i Policisë Kurbin, mbi bazën e informacioneve të marra nga inteligjenca policore.

Gjatë bastisjes së befasishme në banesën e tij, efektivët gjetën dhe sekuestruan një kallashnikov, një krehër me fishekë si dhe municion luftarak, që u morën në cilësinë e provës materiale.

Policia bëri me dije se arma e zjarrit do t’i nënshtrohet ekspertizës në Institutin e Policisë Shkencore, për të përcaktuar nëse është përdorur në ndonjë ngjarje kriminale të mëparshme.

Ndaj 36-vjeçarit rëndon akuza për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm në Lezhë për hetime të mëtejshme.

Të fundit