Flash News

E-TJERA

Elona Lalaj emërohet Drejtoreshë e Përgjithshme e Policisë Bashkiake të Tiranës

Elona Lalaj emërohet Drejtoreshë e Përgjithshme e Policisë

Elona Lalaj është emëruar në krye të Policisë Bashkiake të Tiranës, duke marrë zyrtarisht detyrën si Drejtoreshë e Përgjithshme e këtij institucioni.

Prezantimi i saj u bë sot nga kryetarja në detyrë e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, në ambientet e Policisë Bashkiake. Në një njoftim zyrtar, institucioni uroi Lalajn për detyrën e re dhe shprehu besimin për një rritje të performancës dhe shërbimeve ndaj qytetarëve të kryeqytetit.

Sot, në ambientet e Policisë Bashkiake të Tiranës, Kryetarja në detyrë e Bashkisë së Tiranës, znj. Anuela Ristani, pati nderin të prezantojë Drejtoreshën e re të Përgjithshme të Policisë Bashkiake, znj. Elona Lalaj. I urojmë suksese në këtë përgjegjësi të re dhe presim përmirësime të mëtejshme në shërbimet dhe dinamikën e punës së Policisë Bashkiake në shërbim të qytetarëve”, thuhet në deklaratën zyrtare.

Të fundit