Flash News

E-TJERA

"Një ministër Drejtësie s’duhet të flejë natën!", Manja debat me analistin: Mentalitet komunist!

"Një ministër Drejtësie s’duhet të flejë

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja është përfshirë në debat me analistin Artan Hoxha lidhur me dosjet “stok” në gjykata.

Pjesë nga debati në Opinion: 

Ulsi Manja: Në fund të vitit 2026, vakancat plotësohen.

Artan Hoxha: Pra në 2026-ën do vini ku kemi qenë në 2015-ën. Dosjet kanë shkuar 200 mijë, pyetja është si do pastrohen pastaj? Si do bëhet?

Ulsi Manja: Ka masa ligjore që shumë shpejt do t’i kemi në Parlament.

Artan Hoxha: Pra, më shpejt do hyjmë në Europë se sa do pakësojmë 200 mijë dosje. Pse s’ja delegojmë çështjen Gjykatës Europiane dhe biem rehat?! S’kemi gjyqësor në Shqipëri…

Ulsi Manja: Më falni, ju thoni që një çështje e krimit të organizuar të ndiqet me “arrest shtëpie”?!

Artan Hoxha: Është çështje kulture dhe strukture sepse ky sistem drejtësie është ngritur për të arritur suksesin e meritës së prangave, para se të gjenden provat.

Më pas, për faktin se Shqipëria ka një numër shumë të lartë të personave në paraburgim. Analisti iu drejtua ministrit duke i thënë se ai duhet të “zhbëjë një balancë primitive” që lidhet me mënyrën si veprojnë institucionet e drejtësisë. Ndërsa për Manjën, kjo është një mendësi komuniste.

Artan Hoxha: Po si mund të rrijë ministri i Drejtësisë kur vendi i vet është i vetmi vend në Europë, nuk e di në botë, që ka të paraburgosur dyfishin e të burgosurve?! Një ministër Drejtësie s’duhet të flejë natën! Ju thoni që unë s’kam ç’a t’i bëj se drejtësia është e pavarur. Duhet të lëvizni gjithçka që të lëvizë kjo kulturë inkuizitore dhe jo drejtësie.

Ulsi Manja: Jam i qetë se për sa kohë drejtësia e re respekton afatet proceduriale sipas Kodit të Procedurës Penale, unë jam i qetë. Unë s’ndërhyj te drejtësia.

Artan Hoxha: Ta marrë vesh edhe populli se si ministri nuk e vret mendjen ta ndryshojë këtë balancë primitive.

Ulsi Manja: Mentaliteti jot është komunist!!

Artan Hoxha: Jo ore! Kjo është drejtësi komuniste dhe ju s’duhet të flini dhe ta ndryshoni!

Ulsi Manja: Se jemi në kohën e Saliut që i mbanin gjykatësit e prokurorët në paradhomë. Standardet i ka vendosur drejtësia.

Të fundit