Flash News

Ditari i Opozitës

Spahia takim me bluzat e bardha në Shkodër: Do rikthejmë dinjitetin e mjekut

Spahia takim me bluzat e bardha në Shkodër: Do rikthejmë

Kandidati i Partisë Demokratike, Bardh Spahia zhvilloi një takim me bluzat e bardha te qytetit të Shkodrës, ku shprehu mirënjohjen për përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre përballë sfidave të një sistemi shëndetësor të mbingarkuar dhe larg vëmendjes që duhet të ketë nga qeveria.

Në qendër të diskutimit ishte vizioni për një reformë të thellë dhe të ndershme në sistemin shëndetësor shqiptar, ku PD ka hartuar një plan të detajuar që rikthen dinjitetin e mjekut, si dhe fokusohet tek investimet strategjike në shëndetësi.

Ndërkohë Kandidati tjetër për deputet i PD në qarkun Shkodër Arben Lushaj zhvilloi takime me banorë dhe biznese të Perashit dhe lagjes Qafëhardhi duke marrë mbështetjen e tyre. Lushaj u shoqërua nga drejtuesi politik Luçiano Boçi...

Ndërkohë kandidatja Senada Mehmeti, denoncoi asfaltin elektoral që benet beci po shtron në zonat rurale e kryesisht në Anën e Malit.

Të fundit