Flash News

Ditari i Opozitës

"Jeni njëri më i lodhur se tjetri", Pas Bozdos, Rama fyen edhe Alizotin: Çyryk!

"Jeni njëri më i lodhur se tjetri", Pas Bozdos, Rama fyen

Pas Eno Bozdos, kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer gjuhën e ofendimeve ndaj kandidatëve të PD.

Kësaj here ai iu sul Tomor Alizotit, drejtuesi i PD në qarkun e Elbasanit, i cili më herët paralajmëroi socialistët nga Librazhdi duke thënë se “do t’ju hamë të gjallë nëse prekni demokratët.”
Nga Kuçova, Rama iu përgjigj duke e quajtur Alizotin 'çyryk' dhe ‘Ludoviku’.

Më tej ai e cilëson Alizotin si “çyryk” dhe kandidatët e tjerë të PD të “lodhur”.

“Ludoviku thoshte ‘do u hamë të gjallë’. Kështu Ludovik i them Tomor Alizotit, për shkak të një personazhi në një film.

Ky është çyryk, nuk është normal. Ishte një tjetër thoshte se nën këtë qeveri të poshtër, kanë ikur 1 milion lekë, por gaboi, se donte të thoshte 1 milion njerëz.

Ata janë njësha, njëri më i lodhur se tjetri, njëri më i mbaruar se tjetri, çohen që në pikë të mëngjesit, pinë ujë kënete dhe e spërkasin. Natën thonë se populli është i sëmurë, edhe pse sondazhet thonë se PS fiton”, tha Rama.

 

Të fundit