Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Zero! As fatorino nuk e vë", Rama sulmon Eno Bozdon në Berat: Një qyp pa asnjë vlerë

"Zero! As fatorino nuk e vë", Rama sulmon Eno Bozdon në

Kryeministri Edi Rama vazhdon të mos e kursejë gjuhën e tij me nota fyese dhe bullizuese në takimet e tij elektorale. 

I ndodhur sonte në Berat, Rama u ndal te drejtuesi politik i PD-së në Berat, Eno Bozdo duke e cilësuar si një person të pavlerë, që nuk bën as për faturinoo urbani. Madje, Rama e etiketoi Bozdon edhe si një qyp arkeologjik.

“Je me kënetën. Ke një votë. Për çfarë do ta harxhosh. Se ke mall për bufin kur akoma nuk kishte rrjedhur. Apo do ta investosh që ajo që ti do të bësh të ketë një shans më shumë dhe Shqipëria do të jetë shumë më tepër mundësi për të ndihmuar ty? Për çfarë? Për të çuar deputetë në parlament këta që un as nuk i njoh. Një Eno Eno. Një vazo arkeologjike që nuk e di nga e kanë sjellë. As vazo jo. Qyp arkeologjik, Eno. Pa asnjë vlerë. Zero. Fatorino nuk e vë atë. E kanë sjellë këtu drejtues. E për çfarë për Enon.

Unë them që këtu të gjithë duhet ta mendojnë sepse është përgjegjësi e madhe në këto zgjedhje. Nuk është për mua, sepse aq vota ne i kemi. Problemi është që t’i japim Shqipërisë një fuqi vendimmarrëse. Të mos trallisemi me Enot dhe enët e arkeologjisë politike”, tha Rama.

Të fundit