Flash News

Ditari i Opozitës

Bozdo takim me fermerët në Dimal: PD angazhohet për mbështetje reale për bujqësinë

Bozdo takim me fermerët në Dimal: PD angazhohet për

Drejtuesi politik i PD-së për qarkun Berat, Eno Bozdo, në takimin e zhvilluar sot me fermerët në Dimal, u shpreh se Partia Demokratike është e angazhuar të mbështesë fermerët dhe të krijojë kushte më të mira për zhvillimin e bujqësisë në Shqipëri.

Bozdo theksoi se, pavarësisht sfidave dhe vështirësive me të cilat ata janë përballur gjatë viteve, është e domosdoshme që sektori i bujqësisë të ketë mbështetje reale nga shteti, për të siguruar që fermerët të vazhdojnë të zhvillojnë bizneset e tyre dhe të kontribojnë në ekonominë e vendit.

"Të nderuar banorë të Beratit, Dimalit, Kuçovës, të nderuar ju fermerë që keni ardhur për t’u takuar sot me doktor Berishën, ti urojmë atij një mirëseardhje me një duartrokitje

Kemi kënaqësinë të kemi edhe zonjën Erica Mazzeti, eurodeputete e 'Forza Italia', mike e Partisë Demokratike, që ka ardhur për të na mbështetur në këtë fushatë të 11-majit.

Ky është një takim i kërkuar nga fermerët e zonës së Beratit, fermerë që janë njerëz të denjë që me djersë e mund kanë ngritur të ardhmen e tyre këtu dhe nuk janë larguar, por duan ta krijojnë të ardhmen këtu dhe të punojnë me ndershmëri.

Pavarësisht se 12 vite, është bërë gjithçka që të braktisin vendin e tyre, sektori që ata përfaqësojnë është më i persekutuar në ekonominë shqiptare, që i jep 20% të prodhimit të brendshëm bruto e merr 0-1% mbështetje. Ne kemi programin më të mirë për fermerin dhe bujqësinë shqiptare"

Të fundit