Flash News

Ditari i Opozitës

Lordi britanik në mbështetje të PD-së në zgjedhje: Është koha për ndryshim në Shqipëri

Lordi britanik në mbështetje të PD-së në zgjedhje:

Daniel Hannan, anëtar i Dhomës së Lordëve në Parlamentin Britanik, ka deklaruar  mbështetjen e tij për PD-në dhe opozitën në këto zgjedhje.

Mesazhi i tij është i qartë: “Duhet të ketë zero tolerancë ndaj lidhjeve midis politikanëve dhe grupeve të krimit të organizuar.”

Videoja është publikuar dhe nga kryedemokrati Sali Berisha.

"Bota na sheh. Koha për t’u ngritur dhe për ta pastruar politikën nga krimi. VOTO 1 – PD dhe ASHM!” shkruan Berisha.

MESAZHI

Unë quhem Daniel Hannan dhe jam anëtar i Dhomës së Lordëve në Parlamentin Britanik.

Kam pasur kënaqësinë të vizitoj Shqipërinë në disa raste dhe gjithmonë ky vend më ka lënë mbresa për historinë mrekullibërëse të rimëkëmbjes nga tirania komuniste.

Pak vende kanë vuajtur nga ndonjë diktaturë më e egër se kjo dhe pak vende janë rimëkëmbur në mënyrë kaq mbresëlënëse.

Por që kjo mrekulli të vazhdojë, tani është e nevojshme që të ndodhë një ndryshim.

Duhet të ketë zero tolerancë ndaj lidhjeve midis politikanëve dhe grupeve të krimit të organizuar.

Duhet të theksohen të drejtat e pronësisë dhe kontratat e lira, tregjet e lira dhe të drejtat e njeriut.

Dhe kjo do të ndodhë vetëm nëse ka një ndryshim të vërtetë politik.

Prandaj për këtë arsye unë e mbështes Partinë Demokratike dhe koalicionin.

Është koha për ndryshim në Shqipëri.

 

 

Të fundit