Flash News

Bota

Zelensky: Ne duam paqe, Rusia na përgjigjet me sulme

Zelensky: Ne duam paqe, Rusia na përgjigjet me sulme

Presidenti i Ukrainës ka bërë thirrje përsëri për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, pasi ai pretendon se Moska vazhdon të injorojë propozimin e SHBA-së për një armëpushim të plotë dhe të pakushtëzuar.

Pasi dënoi sulmet e fundit të dronëve rusë në Odesa si dhe të tjera në rajonet e Kievit, Sumy, Kropyvnytskyi dhe Kirovohrad, Kharkiv dhe Cherkasy, Zelensky tha se kishin kaluar tashmë 50 ditë që kur Uashingtoni paraqiti një plan paqeje.

Vladimir Putin ka propozuar një armëpushim tre-ditor javën e ardhshme, por hodhi poshtë sugjerimet për një zgjatje dhe nuk ka rënë dakord me propozimin e Trumpit për një armëpushim të menjëhershëm dhe të pakushtëzuar, shkruan skynews.

Të fundit