Flash News

E-TJERA

Vota e diasporës/ Rreth 45% e emigrantëve kanë kthyer votat nga jashtë, kryeson Italia

Vota e diasporës/ Rreth 45% e emigrantëve kanë kthyer votat nga

Procesi i votimit nga diaspora për zgjedhjet e 11 majit po ecën me ritme të qëndrueshme. Deri më tani, 45.34% e emigrantëve që u regjistruan për të votuar nga jashtë e kanë kthyer zarfin me votën e tyre në Shqipëri.

Që nga 14 prilli, kur nisi dërgimi i zarfeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), 111,557 emigrantë nga 218,638 që i kanë marrë zarfe i kanë kthyer ato, ndërsa rreth 25 mijë persona ende nuk i kanë pranuar zarfet e dërguara.

Tashmë kanë mbetur vetëm 11 ditë, deri më 11 maj në orën 19:00, që afro 55% e fletëve të mbetura të mbërrijnë në Shqipëri dhe të numërohen për rezultatin përfundimtar në secilin qark.

Italia kryeson me 20.6% të votave të dërguara, pasuar nga Gjermania me 6.5% dhe Greqia me 5.6%, e cila po rrit ndjeshëm ritmin e kthimeve, ndonëse me ngadalësi.

Bazuar në marrëveshjen e KQZ me kompaninë DHL, kthimi i zarfeve nga vendet brenda Europës kërkon 2-3 ditë pune, ndërsa nga vende më të largëta si SHBA dhe Kanadaja, deri në 4 ditë.

Të fundit