Flash News

Ditari i Opozitës

"Një mision i domosdoshëm", Berisha: PD nuk tërhiqet deri në zgjidhje të çështjes së pronësisë

"Një mision i domosdoshëm", Berisha: PD nuk tërhiqet

Kryetari i PD,  Sali Berisha gjatë një vizite në familjen e vjetër tiranase, familjen Kazani, shprehu mirënjohje për mikpritjen dhe nderimin ndaj komunitetit tiranas, duke e vlerësuar si një komunitet me dinjitet dhe standarde të larta morale. Ai theksoi rolin e këtij komuniteti në rrëzimin e diktaturës dhe shprehu besimin se e njëjta gjë do të ndodhë edhe me qeverinë aktuale të Edi Ramës.

Berisha ritheksoi se Partia Demokratike është një parti konservatore që mbron vlerat tradicionale, si familja dhe prona private. Kryetari i PD e konsideroi çështjen e pronësisë një mision të domosdoshëm për paqen, drejtësinë dhe moralin e shoqërisë, duke deklaruar se PD nuk do të tërhiqet derisa ta përmbushë këtë mision.

Berisha: Së pari, do të shpreh nderimin më të madh për të zotin dhe zonjën e shtëpisë, për këtë mikpritje të mrekullueshme, kanë hapur zemrën në shtëpinë e tyre për ne. Dhe unë jam shumë mirënjohës gjithmonë ndaj jush, po jam mirënjohës pafundësisht edhe ndaj komunitetit tiranas, një komunitet i mrekullueshëm, qytetar. Një komunitet me standarde morale shumë të vyera, të çmuara, burra dhe gra me dinjitet njerëzor të faktuar, provuar në çdo rrethanë.
Por, meqë jemi këtu, unë mund të them me shumë kënaqësi se komuniteti që mund diktatorët, jeni ju.
Kjo është e vërteta.
Një ditë kaloja në treg, dhe një zonjë më tha se, unë tha, kam qenë komisionere në lagjen ku u mund Ramiz Alia. Dhe, e vërteta është se, atë fat do pësojë dhe edhe Edi Rama kësaj radhe.
PD është parti konservatore në kuptimin, pra, një parti e traditës. Ajo beson se, traditat kanë vlera të pa shuara, kanë vlera të përjetshme. Familja ka vlera të ëprjetshme, ndaj dhe ne kemi në piedestal familjen. Ne besojme se, prona është bazë e ndërtimit të prosperitetit të një familje, shoqërie dhe në këtë kontekst ju garantoj se, pavarësisht se nuk ka arritur gjatë viteve të qeverisjes qëllimet e saj, PD nuk tërhiqet gjersa të përmbushë këtë mision dhe e konsideron zgjidhjen e çështjen e zgjidhjes së pronësisë një mision të sajin, të domosdoshëm për paqen, drejtësinë për moralin e një shoqërie.

Të fundit