Flash News

KRYESORE

Shprehja e zv/Presidentit Vance shpërndarë nga Ambasada Amerikane: Ku e tha, në ç’kontekst, dhe si lidhet me Shqipërinë

Shprehja e zv/Presidentit Vance shpërndarë nga Ambasada Amerikane: Ku

Politiko.al

Ambasada Amerikane shpërndau sot në rrjete sociale një citat të zëvendës presidentit JD Vance, shoqëruar me një dorë që hedh fletën e votimit në kuti. Vetëm një javë larg zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, si mund të kontekstualizohet apo interpretohet kjo thënie?

Së pari, duhet sqaruar ku dhe kur e tha zv. Presidenti amerikan dhe në cilin kontekst. Thënia  “Demokracia qëndron mbi parimin e shenjtë se zëri i popullit ka rëndësi. Nuk ka vend për barriera. Ose e mbron këtë parim, ose nuk e mbron,” ishte pjesë e fjalimit të gjatë të tij në Konferencën e Sigurisë në Mynih, më 14 shkurt 2025.
Ky deklarim ishte pjesë e një kritike më të gjerë ndaj praktikave politike evropiane, veçanërisht ndaj përjashtimit të disa partive politike nga diskursi politik kryesor, të cilat ai i quajti – barriera ndarëse politike.

Të mos harrojmë, në të njëtin fjalim në Munih JD Vance tha se “nuk mund të fitosh një mandat demokratik duke censuruar apo burgosur kundërshtarët e tu”. Në këtë mënyrë konteksti bëhet i qartë. Zv.Presidenti amerikan, kur flet për parimin demokratik ilustron Shqipërinë dhe gjendjen politike këtu. Gjuha e tij shkon edhe përtej tekstit të rezolutës të miratuar dje nga Kongresi i PPE në Valencia.  

Goditja e kundërshtarëve politikë (Berisha, Meta etj); censura mediatike ndaj opozitës; përdorimi selektiv i drejtësisë; etiketimi i kundërshtarit; mbytja e debatit dhe fushatës politike me zhurmë dhe gallatë, je me Kryeministrin apo kundër tij, duhet të pranosh se janë të gjitha në repertorin politik (për disa anti-demokratik) të Edi Ramës.

Kur drejtësia zbatohet në mënyrë selektive, kur opozita përjashtohet nga institucionet dhe ekranet, kur administrata kthehet në aparat partie — atëherë nuk kemi të bëjmë me demokraci, por me simulim të demokracisë.

Zëvendëspresidenti Vance ka të drejtë: më 11 maj duhet të vendsoin shqiptarët. Pa 100 euro ‘donacione’ elektorale, pa blerje të kartave të identitetit, pa frikë se hiqen nga puna, pa shantazhe, pa kontrollin e patronazhistit.

Të fundit