Flash News

E-TJERA

11 Maji/ Gonzato flet pas takimit me Celibashin: BE është për mbështetje, por nuk ndërhyn në proces

11 Maji/ Gonzato flet pas takimit me Celibashin: BE është për

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato ka zhvilluar një takim me kreun e KQZ, Ilirjan Celibashi, në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Pas takimit, Gonzato foli për mediat dhe tha se BE mbështet procesin zgjedhor në Shqipëri, por nuk ka asnjë rol ndërhyrës.

“Unë nuk bëj deklarata para zgjedhjeve. Kemi besim te ODIHR dhe ka një mision të rëndësishëm këtu. Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është në zemër të negociatave. SPAK ka një detyrë të rëndësishme. BE është këtu për të mbështetur Shqipërinë, jo të ndërhyjmë në procese. Nuk jemi këtu për të manipuluar asgjë”, deklaroi Gonzato.

Të fundit