Flash News

E-TJERA

Aksident në hyrje të Divjakës, një 78-vjeçar niset me urgjencë drejt Traumës në Tiranë

Aksident në hyrje të Divjakës, një 78-vjeçar niset me

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Çermë–Divjakë, pranë hyrjes së qytetit të Divjakës. Një automjet tip “Benz” është përplasur me një motoçikletë të modifikuar me karroceri, duke shkaktuar plagosjen e rëndë të drejtuesit të saj.

I plagosuri është identifikuar si M. Shkoza, 78 vjeç, banor i Divjakës. Për shkak të përplasjes së fortë, motori është ndarë nga karroceria, ndërsa i moshuari ka pësuar dëmtime serioze.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit ka mbërritur ambulanca, e cila e ka transportuar të lënduarin në spitalin e Lushnjës. Pas stabilizimit të gjendjes së tij, mjekët kanë vendosur ta dërgojnë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar. Mësohet se gjendja shëndetësore e 78-vjeçarit vijon të jetë e rëndë.

Sipas burimeve paraprake nga policia, dyshohet se drejtuesi i mjetit tip “Benz” ka qenë në një manovër parakalimi kur ka ndodhur përplasja. Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

 

Të fundit