Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Në Shqipëri do të instalojmë listën e rimbursimit të ilaçeve që ka republika italiane

Berisha: Në Shqipëri do të instalojmë listën e

Lideri Opozitar, Sali Berisha akuzoi qeverinë për mungesë të theksuar të ilaçeve në spitale, sidomos për pacientët me sëmundje të rënda, si ato në Onkologjik, duke e cilësuar këtë si “krim kundër njerëzimit”. Ai premtoi se nëse PD vjen në pushtet, në Shqipëri do të instalohet lista italiane e ilaçeve të rimbursueshme, duke garantuar trajtim të barabartë me pacientët italianë për sa i përket barnave. 

Berisha: Unë jam mjek. Edhe po të mos isha mjek, njeriu nuk mund të pranojë kurrë të lejë spitalet pa ilaçe. Këta kanë kaluar çdo lloj kufiri. Kë lënë pa ilaçe këta? Të sëmurët e Onkologjikut. E pranojnë edhe vet, se është krim kundër njerëzimit.
Ta lësh atë pa ilaçe, në kthetrat e një sëmundjeje siç janë ato, ai është krim kundër njerëzimit. Se ky ka një gjë. Vetë përgjegjësi, nuk pranon kurrë.
Po, tha, mjekët. Nuk e kanë bërë mjekët atë. Nuk e bëjnë tenderin e ilaçeve mjekët. Tenderin e ilaçeve e bën ministria. E bën drejtoria e spitalit. Por, nga dita që tha janë krim kundër njerëzimit e deri sot, nuk ka marrë asnjë masë, sepse ministrja është me duart e zeza të saj në paratë e ilaçeve.
Tani, më thoni ju mua. A mundet një shtet, të lejë njerëzit, anëtarët e shoqërisë së vet, anëtarët e kombit pa ilaçe, se ato kushtojnë? Jo, nuk mund t’i lejë. Kushtojnë, dhe janë të bleshme. Janë plotësisht të bleshme.
I blinim ne më parë. Kushtonin, por nuk mund të ekzistonte. Mendja e njeriut nuk mund të pranojë që ta lesh atë pa ilaçe aty. Janë bazë ato ilaçe. Këta rrinë. Mjekët duke i marrë të sëmurët në telefon: për dy muaj nuk ka ilaçe, për tre muaj nuk punon aparatura. Asnjë nga aparaturat kryesore nuk punon aty. Pse? Vetëm që të shkojnë të paguajnë jashtë, tek privatët.
Krim! Ndaj dhe, del pastaj. E publikuan vet dy javë më parë. Instituti i statistikave nxorri se, shqiptarët paguajnë në vit 820 milionë euro për kujde shëndetësor. Ne jemi kombi që bukën e ha më shumë në Europë. Por, paguajmë gjithësej bukë, 220 milionë. Ilaçe paguajmë 820 milionë. E merrni me mend çfarë gjobe mbi qyetarët kjo?
Kjo gjobë, ose s’kanë dhe nuk i marrin. Ata që kanë u kërkojnë fëmijëve jashtë, njerëzve jashtë: më ndihmoni, shtrijnë dorën , apo shesin çfarë kanë, etj. me radhë. Merr fund kjo.
Ne do të instalojmë në Shqipëri listën e rimbursimit të ilaçeve që ka republika italiane. Absolutisht.
Le të kushtojë sa të dojë. Atë listë do ta kenë shqiptarët në Shqipëri.
Nuk themi se do marrim rrogat e italianëve, jo. Por, për ilaçe do jemi njëlloj me ta. Do marrim ato ilaçe që marrin ata në farmaci, dhe nuk do shiten kurrë ilaçe që nuk shiten në dy vende anëtare të BE.
Doshi dhe Nushi mbyllen të dy, dyllosen!

Të fundit