Flash News

E-TJERA

Vokshi nga SPAK: Rama dhe PS keqpërdorin administratën, do të përballen me drejtësinë

Vokshi nga SPAK: Rama dhe PS keqpërdorin administratën, do të

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi është në SPAK, si palë kallëzuese për krimet zgjedhore, për të dhënë informacione shtesë lidhur me denoncimet e bëra.

Vokshi tha për mediat se me keqpërdorimin e administratës publike, PS dhe Edi Rama vazhdojnë me shkelje, ndërsa u bëri thirrje nënpunësve të mos bëhen pjesë në krime elektorale.

"Me keqpërdorimin e administratës publike, PS dhe Edi Rama vazhdojnë me shkelje të përditshme. I bëjmë thirrje çdo nëpunësi të administratë publike, çdo mësuesi, të mos bëjë pjesë në krime zgjedhore. Të largohen nga sistemi i patronazhimit. Çdokush që bën krime zgjedhore, do të përballen me drejtësinë.

Çdo kush që bën detyrën e nëpunësit civil, do të mbështetet nga qeveria e PD. Kushdo që përfshihet në krime zgjedhore duke bërë patronazhimit, duke dhënë shërbime që ua garanton ligji, kundrejt votës, do të përballet me drejtësinë herët a vonë. Unë u thirra për të dhënë informacione shtesë si pala kallëzues për të dhënë informacione shtesë", tha Vokshi.

Të fundit