Flash News

Ditari i Opozitës

“E ha të gjallë”/ Alizoti ironizon Ramën: Ai nuk hahet, vetëm Mazniku e ha me kripë të Nusretit

“E ha të gjallë”/ Alizoti ironizon Ramën: Ai nuk

Partia Demokratike zhvilloi sot një miting elektoral në qytetin e Peqinit, ku drejtuesi politik për qarkun e Elbasanit, Tomorr Alizoti, mbajti një fjalim të fortë dhe ironik ndaj kryeministrit Edi Rama.

Duke iu referuar deklaratës së tij të mëparshme në Librazhd, ku kishte paralajmëruar se “do i hante të gjallë ata që prekin demokratët”, Alizoti sfidoi publikisht Ramën që të përballet në debat, ndërsa ironizoi: “Ai ka qejf të hajë të gjallë, por nuk hahet.”

Më tej, Alizoti e thelloi ironinë, duke thënë se Ramën “e ha vetëm ai i Elbasanit, Arbjan Mazniku, po t’i hedhë pak kripë Nusreti që ka ngrënë në Dubai”.

Tomor Alizoti: Në fjalimin e fundit janë mërzitur shumë grupe kriminale dhe shumë ata që duhet të mërziteshin, sepse demokratët e kanë thyer frikën. Është fshehur duke bërë monolog me mikrofon para pasqyrës se ka frikë të përballet. Ja ku e ka doktorin kryetarin e partisë le të dali në debat. Po deshi le të dalë me mua, se unë kam qejf ta ha të gjallë.

Megjithëse ai nuk hahet, atë mund ta hajë ky i Elbasanit mister bifteku po ti hedhë pak kripën e Nustretit që ka ngrënë në Dubai. Na ishte mërzitur edhe një nga intelektualët më të mëdhenj të përmasave botërore, Taulant Balla, ishte shqetësuar edhe ai për nivelin e bisedës. E kuptoni sa qesharakë dhe njëkohësisht sa frikacakë janë. Sepse kanë një armatë si Kinostudio dikur, ne jemi bio, të djathë me shpirt, i duam përballjet.

Edhe ju që dilni merrni vota për çunin e Kristaqit, ai e ka në gjenetikë, e ka të trashëguar që i ha shokët e vet, do ju hajë edhe juve. Ka edhe një lloj xhelozie ndërmjet dashurisë se meje me doktorin, që kam thënë hajde doktor se të kanë frikë. Doktor, të kanë frikë, doktor. Kështu që çuni i Kristaqit të mos bëjë monolog, po hajde përballu. Mos u mbështet tek bandat, por tek njerëzit dhe ju qytetarë, dhe ju intelektualë duhet të shqetësoni për më shumë se gjysmën e shqiptarëve janë rrugëve.

 

Të fundit