Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama priste Lamborghinin e Noizy-t për t’i bërë ëndrrën realitet dibranëve

Rama priste Lamborghinin e Noizy-t për t’i bërë

Nga takimi përmbyllës i fushatës elektorale, Ulsi Manja sulmoi opozitën teksa foli për përurimin e rrugës që lidh tashmë Dibrën me Tiranën dhe anasjelltas.

Manja, që u shfaq krah Noizy-t, tha se përurimi i rrugës nuk mund të bëhej më mirë se sa me një Lamborghini, duke iu referuar mjetit të reperit.

“E kishte merak Saliu që këndohej kënga e Hajredin Pashës dhe se Noizy kishte ardhur me Lamborghini. Por sot dua të them se më në fund u përmbush një ëndërr shekullore e Dibrës për t’u lidhur me Tiranën. Dhe ku ka më mirë se ky përurim të bëhet me një Lamborghini, të blerë me talentin e këtij djali”, tha Manja.

Të fundit