Flash News

E-TJERA

Përplasja me armë dje në Laç, ndërron jetë gjatë natës në spital i riu

Përplasja me armë dje në Laç, ndërron jetë

Ka ndërruar jetë gjatë natës në Spitalin e Traumës njëri prej të rinjve që u plagos një ditë më parë nga të përplasja me armë zjarri në hyrje të qytetit të Laçit.

Mësohet se i riu që nuk mundi t'u mbijetojë plagëve është 24 vjeçari Geri Bitri. 

Ndërkohë, të plagosur mbetën Liridon Ismalaj, Amarildo Ndoci, Daniel Gjeloshi dhe shitësja ambulante Angjelina Gjezaj, pas një sherri mes dy grupesh që nisi për shkaqe tërësisht banale, siç është ajo e gërvishtjes së dy makinave.

Sakaq, Daniel Gjeloshi 27 vjeç, dhe Klevis Ndreca 28 vjeç, u arrestuan si autorë të përdorimit ë armëve të zjarrit.

Të fundit