Flash News

Ditari i Opozitës

Topalli thirrje diasporës: Kush nuk ka votuar ende në Diasporë, të vijë e të votojë në Shqipëri në 11 maj

Topalli thirrje diasporës: Kush nuk ka votuar ende në Diasporë,

E deleguara politike për Diasporën, Jozefina Topalli, falënderoi diasporën për pjesëmarrjen në votime për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Topalli u bëri thirrje shqiptarëve që jetojnë jashtë të cilët ende nuk kanë votuar, të bëhen pjesë e ndryshimit që do të ndodhë në Shqipëri.

Ajo u shpreh se të gjithë ata shqiptarë që jetojnë jashtë vendit dhe kanë votuar, kanë treguar një përgjegjësi të madhe dhe janë bërë një “cunam i vërtetë ndryshimi”.

DEKLARATA:

Jam sot këtu para jush për tre arsye kryesore.

Së pari për të falënderuar diasporën e mrekullueshme dhe zarfeve që po kthejnë në Shqipëri duket se do bëjnë kthesën e madhe. Ndërkohë që Shqipëria është ngritur në këmbë, numri i madh i zarfeve që vijnë, është realisht shumë befasues dhe shenjë shumë pozitive në shprehjen e përgjegjësisë dhe kthimit në faktor të rëndësishëm politik të diasporës.

E dyta, dua të them se numri i zarfeve të kthyer nga Italia është rreth 62 mijë, numri që vjen nga Greqia është 22 mijë, numri i zarfeve të ardhur nga SHBA është 14 mijë, 10 mijë nga Britania e Madhe, dhe po kështu nga vendet të tjera.

Në fakt zarfet që mbërrijnë në Shqipëri, nuk janë thjeshtë zarfe, por janë shpresa për 11 majin

Nga ana tjetër dua të ju bëj ftesë të gjithë atyre që ende nuk kanë plotësuar fletën e votimit, apo nuk kanë dorëzuar zarfin që ta bëjnë këtë sa më shpejt që të jetë e mundur.

E treta, ato që nuk kanë mundur të regjistrohen dhe që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë, kanë një mundësi dhe unë i ftoj të bëjnë një sakrificë të fundit, që të marrin biletat, apo makinat që fundi i javës së ardhshme të jenë në Shqipëri, e të jenë pjesë e ndryshimit të madh në vendlindjen e tyre.

Së fundi, gjatë kësaj kohe ne kemi monitoruar, ndjekur, kemi pasur raportime nga shtete të ndryshme, kryesisht nga Greqia ku janë identifikuar disa probleme të rëndësishme.

I ftoj të gjithë shqiptarët që jetojnë atje të na informojnë për çdo parregullsi që mund të kenë vënë re. Ne do t’i përcjellim ato menjëherë dhe me përgjegjësi.

Ndërkohë, një falënderim i veçantë për të gjithë shqiptarët kudo që janë, në Greqi, Itali, Gjermani, Amerikë, Bruksel, për votën e tyre, për përgjegjësinë që po tregojnë dhe për shpresën që po sjellin përmes zarfeve të tyre, që janë bërë si një cunam i vërtetë i ndryshimit për Shqipërinë.

Të fundit