Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama justifikohet sërish: Nuk i kam etiketuar burrat çyrykë, por ata që votojnë kënetën

Rama justifikohet sërish: Nuk i kam etiketuar burrat çyrykë,

Kryeministri Edi Rama tha se ai nuk i ka etiketuar gjatë fushatës të gjithë burrat si “çyrykë”, duke u justifikuar se e ka përdorur vetëm për ata që do të shkojnë të votojnë PD.

I ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania Rama pretendoi sërish se fjalën “çyryk” e ka përdorur me batutë dhe e ka përdorur politikisht.

“Unë nuk kam etiketuar burrat si çyrykë. Unë kam thënë për të ndarë Shqipërinë në BE nga këneta. Unë  kam thënë që ne kemi 56% të grave dhe vajzave që na mbështesin, për mua është vlerësimi më i madh i mundshëm. Te burrat diferenca është më e ngushtë, dhe unë kam thënë që mbështesin kënetën sepse janë çyrykë. E kam thënë me humor, me humorin që është më shumë se gjysma e të vërtetës dhe e kam thënë politikisht, askush nuk duhet ta marr personalisht”, tha Rama.

Të fundit