Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Strategjitë e komunikimit të partive politike në këtë fushatë zgjedhore duket se kanë një fokus të theksuar te fasada, me nota të theksuara te spektakli, dhe jo tek esenca e mesazheve për votuesit. Beteja mes njëri-tjetrit vijon të mbetet peng i gjuhës denigruese të kundërshtarit dhe jo debatit produktiv dhe përplasjes së ideve, teksa në raport me elektoratin, politikanët po tentojnë të shfaqen më të ndjeshëm dhe më pranë tyre.
Përfshirja e elementeve të reja në komunikim si Podcast-et dhe përdorimi i gjerë i mediave sociale, vjen si një formë kontrolli për audiencat. Nuk mungon huazimi i elementeve të fushatave nga vendet perëndimore apo SHBA, por s’janë garanci për sukses. Edhe këtë herë, epiqendër mbeten liderët politikë dhe figurat e reja që në dukje po marketohen si një lloj pavarësie, por shërbejnë më shumë si dekor. Përfshirja e diasporës cilësohet si një eksperiment teatral.
Salla të mëdha të ndriçuara, sheshe të mbushura me skenografi dhe politikanë që kërcejnë të sinkronizuar në koreografi të mirëmenduara, veshje të shkujdesura trendy, “diss”-e reperash ku nuk ka shumë rëndësi teksti, por show. Fushata elektorale, edhe këtë herë nuk ka zhgënjyer në aspektin e spektaklit që po ofron, duke u qasur si një formë argëtimi më e përmirësuar se gallata e asaj paraardhëse, por ajo që nuk ka ndryshuar është mungesa e maturisë së politikës shqiptare.
Edhe këtë herë, ajo që po merr më shumë rëndësi është fasada ku partitë po investohen fort për të marrë vëmendjen e elektoratit, i cili në zgjedhjet e 11 majit do të drejtohet te kutitë e votimit për të zgjedhur përfaqësuesit që do të qeverisin katër vitet e ardhshme. Ekspertët e komunikimit gjykojnë se partitë në tërësi nuk kanë një strategji të qartë komunikimi për të përçuar mesazhet te votuesit.
Ato janë produkt i vendimmarrjeve spontane dhe peng i liderëve, të paktën për partitë e mëdha, teksa çdo “import” strategjie nga vendet e tjera qëndron artificialisht në realitetin shqiptar. Premtimet mbeten populiste, pa një argumentim logjik dhe elektorati po trajtohet si një audiencë, së cilës po tentohet t’i shitet një produkt i paketuar bukur.
Nga podcast-et e spektakli te konferencat tradicionale, “lufta” për vëmendje
Dy partitë më të mëdha, ajo Socialiste aktualisht në pushtet dhe ajo Demokratike në opozitë, kanë zgjedhur qasje të ndryshme në strategjinë e tyre të komunikimit. Kryeministri ka kaluar nga takimet “Gju më gju” me popullin që pamë në fushatën e kaluar, te rubrika “Sy më sy” me elektoratin, ku duket se edhe përfshirja e Podcast-eve është një element i ri që po i kushtohet vëmendje.
“Ramës i duhet, sepse kështu kontrollon besnikërinë e votës sipas metodës, fjalëve dhe përzgjedhjeve të tij. Ai nuk ka besuar ndonjëherë te media. Beson se vetë është më i aftë të bëjë politikën dhe median bashkë, më mirë sesa çdo gazetar e çdo politikan, prandaj edhe ka zgjedhur mënyrat ‘e reja’”, – nënvizon ekspertja e komunikimit, Edlira Gjoni.
Ndërkohë që qasja e Partisë Demokratike në një formë më tradicionale ka të bëjë me ndikimin që ka lideri i saj, Sali Berisha.
“Partia Demokratike është si Sizifi. Ka një shkëmb të madh mbi shpinë, që është historia, bëmat, njerëzit dhe emrat që e mbajnë peng zhvillimin e saj në një forcë tërheqëse politike. E këtë shkëmb ia kanë vënë në shpinë më të moshuarit e më të kontestuarit prej tyre, që mendojnë se ka ende mundësi të bëjë mrekulli.
Ndaj përpiqet me të gjitha metodat tradicionale të së kaluarës që ta nxjerrë këtë peshë në krye të malit të thepisur e të mbushur me votues që nuk ia zgjasin dot dorën ta ndihmojnë të ngjitet, sepse nuk besojnë më në të”, – shprehet znj. Gjoni. Lidhur me qartësinë apo me strukturimin që kanë strategjitë, sipas politologut dhe ekspertit të komunikimit Ermal Hasimja, Partia Socialiste është disi më e diferencuar se ajo Demokratike.
“Partia Socialiste është më e strukturuar dhe e qartë në ndjekjen e strategjisë së saj. Në të dy rastet, devijimet nga strategjitë zgjedhore janë kryesisht për shkak të ‘tekave’ të dy udhëheqësve Rama dhe Berisha. Ndërsa Rama tërhiqet shpesh nga elementi i spektaklit politik, Berisha ndikohet nga besimi te përvoja dhe intuita e tij politike”, – pohon z. Hasimja.
Qasja strategjike e partive ndikohet deri diku edhe nga pozitat që ato kanë sot. Sipas ekspertes së marketingut Edlira Mali, partia në pushtet tenton të projektojë stabilitet dhe forcë.
“Organizimi i takimeve në salla të mëdha, me pjesëmarrje masive apo në sheshe, synon të krijojë ndjesinë e mbështetjes së gjerë dhe legjitimitetit. Pamja vizive e një salle apo sheshi të tejmbushur është një mjet për të komunikuar autoritetin dhe për të ruajtur perceptimin e kontrollit”, – shprehet ajo.
Ndërsa partia në opozitë, sipas saj, synon të paraqitet si më afër qytetarëve të zakonshëm, duke organizuar takime në komunitete më të vogla, biznese apo zona rurale. Kjo qasje synon të forcojë narrativën e ndryshimit dhe të tregojë ndjeshmëri ndaj përditshmërisë së njerëzve.
Partitë e vogla në garë me njëra-tjetrën, sheshi i përballjes, rrjetet sociale
Rrjetet sociale janë kthyer në sheshin e betejës për partitë e vogla, si efekt i lehtësisë më të madhe për të arritur elektoratin por edhe si pjesë e një strategjie bazë që nuk ka eksperiencën dhe burimet e partive të mëdha. Shpeshherë, të vegjlit janë vënë përballë njëri-tjetrit në një tentativë për të fituar pikë. “Është normale që partitë e reja të përplasen me njëra-tjetrën, sepse luftojnë për të njëjtën kategori votuesish. Kemi dy grupe strategjish.
Te kategoria e parë bën pjesë partia ‘Mundësia’, që ka një strategji dhe program të qartë ideologjik, me fokusin te shteti i vogël dhe çlirimi i sipërmarrjes. Te kategoria e dytë janë të gjithë partitë e tjera të reja që fokusohen përkundrazi te rritja e rolit të shtetit dhe premtime kryesisht populiste”, – shprehet z. Hasimja.
Ndërkohë parë në një panoramë më të gjerë, sipas ekspertëve të komunikimit, situata politike në vend nuk i favorizon shumë për t’u evidentuar.
“Disa prej tyre kanë tentuar të përdorin mirë rrjetet sociale për të përcjellë mesazhe më njerëzore dhe të përqendruara te çështjet konkrete. Por është arenë e vështirë me luanë e tigra të uritur politika shqiptare, e partitë e reja kanë hyrë në garë me nga një shpatë e mburojë gladiatori, e me ëndrra si të Ridley Scott e Russell Crowe. Po këtu, regjinë e kanë në dorë të uriturit”, shprehet znj. Gjoni.
Zgjedhje të reja, avaz i vjetër, gjuha vijon të mbetet denigruese
Pavarësisht sesa vite kalojnë, politika shqiptare duket se e ka të vështirë të ndryshojë diskursin e saj sa i takon kundërshtarit. Në përballje nuk vendosen argumentet, por ofendimet, duke ndryshuar epitetet e palës përballë herë pas here.
“Ndaj njëri-tjetrit, politikanët ende po përdorin gjuhë të ashpër e emocionale. Edhe pse në disa raste duket sikur ka përmirësim formal të stilit të komunikimit, toni i vërtetë mbetet shpesh i polarizuar, i mbushur me ironizime, denigrim të kundërshtarit dhe me fokus e figura personale dhe jo tek argumenti politik”, – nënvizon ekspertja Gjoni.
Gjuha e përdorur nga politika duket se vjen si efekt i mungesës së ideve dhe debatit esencial mes partive politike, të cilat preferojnë të jenë peng i retorikës së ndërtuar në tri dekada dhe me të cilën kanë ushqyer votuesit çdo herë.
“Gjuha është ajo e përhershmja. Nëse kjo gjuhë dhe mungesa e debatit ideologjik na duken normale, kjo vjen, sepse tashmë jemi mësuar me këto prej 30 vitesh.
Kjo gjuhë dhe mungesa e debatit të ideve janë në njëfarë mënyre fyerje e inteligjencës së një pakice votuesish me nivel më të lartë shkollimi e kulture politike, por këta janë tepër pak për t’u marrë parasysh nga përllogaritjet e politikanëve e rrjedhimisht nuk merren parasysh”, – shprehet z.Hasimja.
Në të njëjtën linjë është edhe ekspertja Edlira Mali, e cila gjykon se sulmet personale, marketingu negativ dhe mungesa e përballjeve të drejtpërdrejta kanë zëvendësuar debatet e vërteta mbi politikat dhe vizionet.
“Në vend të argumenteve të bazuara në fakte, vëmendja është zhvendosur te komentet sarkastike dhe mesazhet emocionale, të cilat mund të jenë tërheqëse për votuesit e rinj, por në thelb dëmtojnë cilësinë e debatit publik. Gjuha e përdorur në rrjetet sociale nga liderët politikë ngjan gjithnjë e më shumë me stilin e komunikimit të audiencave dixhitale: meme, dis, ironi dhe përçmime të tërthorta ose direkte”, – thotë ajo.
Në përballje me njëri-tjetrin duket se politikanët nuk kursehen në epitete, por në raport me elektoratin duket se ka një përmirësim të lehtë duke tentuar të kemi një dozë më të shtuar ndjeshmërie në komunikim.
Elementet e huazuara nuk janë garanci për sukses, epiqendër e fushatës mbetet lideri
Përfshirja e konsulencave të huaja apo elementeve risi në fushata nuk është diçka e re për Shqipërinë. Kjo ka ndodhur vazhdimisht edhe në të kaluarën. Por a e shohin ekspertët e komunikimit këtë si një garanci për sukses?
“Në këtë pyetje do të mjaftohem vetëm të them se gruri nuk rritet në gur. Në gur rritet qepa, për shembull. Ose sherbela. Nuk mund të sjellësh farën që lulëzon në një tokë tjetër e të presësh që të shpërthejë edhe në një parcelë me përbërje e klimë ndryshe. Megjithatë, suksese metodistëve të rinj”, – shprehet znj. Gjoni.
Një orientim i pastër drejt strategjive që aplikohen në fushatat zgjedhore në SHBA shpesh kërcet në realitetin shqiptar.
“Ka një mospërputhje të dukshme me realitetin shqiptar, ku kultura e komunikimit politik është ende e ndikuar nga personalizimi ekstrem dhe mungesa e transparencës. Shpesh inovacioni është thjesht imitues dhe jo funksional. Nuk mjafton të huazosh metodat dhe taktikat pa një përshtatje të duhur”, – shprehet znj. Mali.
Por qartësisht në mënyrën sesi orientohen fushatat dhe ku e vendosin ato theksin është vendim i liderit. Ekspertët e komunikimit bien dakord se, edhe këto zgjedhje, pavarësisht një tentative për të nxjerrë në pah figura të reja, nuk kanë mundur të bëjnë diferencë dhe kanë shërbyer si dekor i liderëve të partive.
“Partitë janë organizata vullnetare dhe të lira të kenë rregullat e tyre. Në mënyrë të natyrshme, ato priren drejt elitizmit e hierarkisë, aq më tepër në kuadër të traditave dhe kulturës politike shqiptare. Prandaj në të gjithë skenën politike, elementi i ri është një krijim i kryetarit dhe si i tillë, vështirë se mund ta eklipsojë atë”, – shprehet politologu Hasimja./ Monitor
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38