Flash News

E-TJERA

Arrestohet në Vaun e Dejës një 28-vjeçar i kërkuar nga Spanja për trafik droge

Arrestohet në Vaun e Dejës një 28-vjeçar i kërkuar

Një 28-vjeçar nga Shkodra, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle për trafikim droge dhe vjedhje të energjisë elektrike, është arrestuar nga Forcat e Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit.

Operacioni i koduar “Operacionalja 45” u zhvillua në aksin rrugor “Vau i Dejës - Shkodër”, ku u bë i mundur ndalimi i shtetasit E. K., 28 vjeç, me qëllim ekstradimi drejt Spanjës.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, arrestimi u realizua pas një bashkëpunimi të ngushtë me autoritetet spanjolle, përmes Interpol Tirana dhe Interpol Madrid. I riu dyshohet se në territorin spanjoll ka kultivuar bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa, me ndihmën e llambave speciale, si dhe ka kryer vjedhje të energjisë elektrike për të furnizuar laboratorët e drogës.

Gjykata e Barcelonës ka caktuar për të masën e sigurisë “arrest në burg” në fillim të këtij viti. Autoritetet shqiptare janë në pritje të finalizimit të procedurave për ekstradimin e tij në Spanjë.

Operacioni konsiderohet një tjetër goditje ndaj personave të përfshirë në aktivitet ndërkombëtar kriminal, duke konfirmuar bashkëpunimin e ngushtë mes Policisë së Shtetit dhe partnerëve ndërkombëtarë të sigurisë.

Të fundit