Flash News

Ditari i Opozitës

Bledjon Nallbati reagon pas incidentit në Korçë: Nuk ka patur dhunë, ngjarja u përdor për qëllime politike

Bledjon Nallbati reagon pas incidentit në Korçë: Nuk ka patur

Kandidati i PD-ASHM në Korçë, Bledjon Nallbati, ka reaguar përmes një deklarate publike lidhur me incidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku ai dhe vëllai i tij u përfshinë në një konfrontim me shoferin e një mjeti të tonazhit të rëndë.

Nallbati deklaroi se duhet të ishte treguar më i matur, por theksoi se nuk ka pasur përdorim të dhunës. Demokrati tha se ngjarja është përdorur në mënyrë të njëanshme për qëllime politike.

“Jam njeri para se të jem politikan. Pranoj me përgjegjësi që emocioni prevaloi, por nuk ka pasur dhunë të qëllimshme. Dënoj çdo formë dhune, qoftë verbale apo fizike. Keni parë vetëm pamje të pjesshme, jo të plotë. Nuk është e vërtetë që i kemi prerë rrugën kamionit. Po udhëtonim nga Kapshtica drejt qytetit dhe në një rrethrrotullim me gropë të pashtruar, automjeti ynë uli shpejtësinë për të shmangur rrezikun. Kamioni vinte pas me shpejtësi, duke rrezikuar një përplasje”, deklaroi Nallbati.

Ai sqaroi se pas ndalimit të mjetit, vëllai i tij, që ishte në timon, zbriti për të sqaruar situatën dhe më pas zbriti edhe vetë. Nallbati tha se shoferi i kamionit kishte shpërthyer në ofendime. Ai pati kritika edhe për Policinë e Shtetit.

“Ne telefonuam policinë për të sqaruar situatën. Palët firmosën deklarata se nuk kishin pretendime ndaj njëra-tjetrës, por me urdhër politik nga ministri Niko Peleshi, çështja u transferua në Korçë dhe ndaj nesh u ngrit një akuzë e pabazë. Kam informacion se drejtori i Policisë së Qarkut Korçë është thirrur dhe ka pezulluar shefin e komisariatit dhe shefin e krimeve. Ftoj institucionet e drejtësisë të veprojnë pa ndikim politik dhe të hetojnë realisht këtë ngjarje”, përfundoi Nallbati.

Të fundit