
Flash News
Goditet me gotë qelqi e reja në Korçë që denigronte minorenet në Instagram
Akuzat për dënim në Greqi: Prokuroria thotë se po e verifikon prej 1 viti rastin “Gjoka”
27-vjeçari i dehur në timon përplas policin në Peshkopi
SPAK ngre tjetër akuzë ndaj Ajola Xoxës, do të hetohet edhe për fshehje të ardhurash
Zhduket i riu në Tiranë
Akuzat për dënim në Greqi: Prokuroria thotë se po e verifikon prej 1 viti rastin “Gjoka”
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha publikoi të hënën një dokument të prezantuar si një vendim i Gjykatës së Janinës në Greqi, sipas së cilit tregon se gjyqtarja Irena Gjoka e Gjykatës së Posaçme është e dënuar me 3 muaj burg dhe gjobë për falsifikimin e një pasaporte dhe një vize në mesin e viteve 2000.
Denoncimin Berisha e kreu pasi doli nga ambjentet e SPAK, ku duhet të paraqitet për shkak të masës detyrim paraqitje të caktuar në kuadër të një hetimi për korrupsion ndaj tij. Ai hodhi akuza ndaj gjyqtares Gjoka, ndërkohë që avokatët e tij deklaruan para mediave se “vendimet e saj për Berishën janë nul”.
Dyshimet për një dënim të gjyqtares Gjoka në Greqi qarkulluan edhe një vit më parë përmes mediave greke. E pyetur nga BIRN mbi vendimin e dënimit, Gjoka e mohoi kategorikisht.
“Absolutisht nuk jam e dënuar nga asnjë nga autoritetet e drejtësisë greke,” tha gjyqtarja Irena Gjoka përmes telefonit, ndërsa i përcolli BIRN disa dokumente të përcjella nga autoritetet gjyqësore greke të Athinës, ku shkruhet se nuk rezultojnë të dhëna për ndonjë proces penal ndaj Irena Gjokës, e cila ka mbajtur më parë edhe mbiemrat Shpata dhe Maneku.
“Në kuadër të verifikimeve zyrtare që po kryen Prokuroria e Përgjithshme, bazuar në ligjin për dekriminalizimin, autoritetet greke i janë përgjigjur zyrtarisht kërkesës së institucionit, duke konfirmuar se une gjyqtarja Irena Gjoka jo vetëm që nuk jam e dënuar, por nuk ekziston asnjë e dhënë negative në emrin tim në te gjitha institucionet ligjzbatuese”, tha Gjoka, ndërsa shtoi se akuzat ishin intimidim dhe pengim në ushtrimin e detyrës.
BIRN nuk arriti të verifikonte në mënyrë të pavarur dokumentin e publikuar nga Berisha si dhe dokumentet e përcjella e gjyqtarja Irena Gjoka, por rasti duket se ka vënë sërish në lëvizje institucionet e drejtësisë.
Prokuroria e Përgjithshme, e pyetur për denoncimin publik të Berishës, tha se kishte nisur verifikimin për Gjokën në maj të vitit 2024 dhe ende nuk e kishte përfunduar.
“Deri më datë 05.05.2025, Prokuroria e Përgjithshme, nuk ka përfunduar verifikimin e thelluar dhe nuk ka dalë me vendim për miratimin e rezultateve të verifikimit. Bazuar në denoncimin e bërë publik, do të vazhdojë procesi i verifikimit të thelluar,” tha Prokuroria e Përgjithshme.
Në vijim, Prokuroria e Përgjithshme bëri me dije përmes koordinatores për të drejtën e informimit, Rozeta Tase, se do t’u dërgohet sërish letër-porosi autoriteve të drejtësisë greke, për të kërkuar të dhëna lidhur me vendimin specifik të publikuar nga Berisha si vendimarrje të Gjykatës së Janinës. Ndërsa Inspektori i Lartë i Drejtësisë, ILD i tha BIRN se “informacioni i bërë publik të hënën ndaj ndaj gjyqtares Irena Gjoka, do të trajtohet dhe vlerësohet nga ana e ILD-së në përputhje me parashikimet ligjore.
Gjyqtarja Irena Gjoka e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe ka punuar si gjyqtare në Fier dhe në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Prej dhjetorit 2019, ajo është pjesë e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në Tiranë.
Ligji për “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, I njohur ndryshe dhe si ligji dekriminalizimit, u miratua më 17 dhjetor të vitit 2015 dhe hyri në fuqi në fillim të 2016-ës. Të gjithë funksionarët që ishin subjekte të këtij ligji, përfshi dhe gjyqtarët dhe prokurorët që ishin në detyrë në atë periudhë e plotësuan dhe dorëzuan për herë të parë formularin e dekriminalizimit në fillim të vitit 2016. Legjislacioni në këtë rast nuk parashikon deklarim periodik. Reporter.al
Të fundit


Topalli: Partitë e vogla nuk kanë shans me marrë mandat
5 Maj 2025, 22:42
Zyrtarët e PS në burg për korrupsion, Rama: Nuk jemi studio avokatie
5 Maj 2025, 22:36



Alimehmeti: PD në Tiranë merr më shumë se 12 mandate
5 Maj 2025, 21:34


Berisha: Rama e njeh Dibrën aq sa e njihte Toni Gogu, Hajredin Pashën
5 Maj 2025, 21:01





27-vjeçari i dehur në timon përplas policin në Peshkopi
5 Maj 2025, 19:50

Meta: Rama ka frikë nga humbja, prandaj bën thirrje për mospjesëmarrje
5 Maj 2025, 19:25


Këlliçi: Të ndalojmë propagandën dhe të rikthejmë Tiranën tek qytetari
5 Maj 2025, 18:43
Rama thellon skandalin, bën sërish thirrje për bojkot të zgjedhjeve
5 Maj 2025, 18:25




Dëmi moral i premtimeve, një flluskë elektorale
5 Maj 2025, 17:23
Arrestohet shqiptari në Francë, kapet me 11 kg ko*ainë
5 Maj 2025, 17:08


Ushqimet më të mira dhe më të këqija për një mëlçi të shëndetshme
5 Maj 2025, 16:41
Një tjetër shtet heq vizat për Kosovën
5 Maj 2025, 16:28



Përballja gjyqësore me KESH, Bardhi shpallet i pafajshëm
5 Maj 2025, 15:50
Bozdo: PS në panik po përgatit blerje votash
5 Maj 2025, 15:41


Java nis ters për 3 shenja të horoskopit, ja çfarë parashikojnë yjet!
5 Maj 2025, 15:13
Plagosi vëllain, arrestohet 73-vjeçari në Malësi të Madhe
5 Maj 2025, 15:04



Xhonatan Islami rrëzohet nga parashuta
5 Maj 2025, 14:36

Padi ndaj Dodikut, akuzohet për fyerjen e boshnjakëve
5 Maj 2025, 14:12
Kaso: Votimi në Greqi po degradon, zarfet po lihen në pika bastesh
5 Maj 2025, 14:06

Topalli denoncon zyrtarët e PS: Po manipulojnë votat në Greqi dhe Itali
5 Maj 2025, 13:49
Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK e veshur me të zeza
5 Maj 2025, 13:24



Sanksionet dhe tribunali i luftës në agjendën e ministrave të BE-së
5 Maj 2025, 12:29


5 Maji, Dita e Dëshmorëve të Kombit
5 Maj 2025, 11:50

Kurti fton LDK-në për koalicion me LVV-në
5 Maj 2025, 11:37

Zhduket i riu në Tiranë
5 Maj 2025, 11:14


Gjykata e Posaçme lë në qeli Florenc Çapjan, zbardhet dëshmia
5 Maj 2025, 10:38
Aksident me vdekje në Shkodër
5 Maj 2025, 10:25






Paraqitet në SPAK Sali Berisha
5 Maj 2025, 09:08
Përtej gallatës dhe nofkave, çfarë ofron politika për ekonominë
5 Maj 2025, 08:52


Rikthehet shiu! Parashikimi i motit për sot
5 Maj 2025, 08:20
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
5 Maj 2025, 08:01

Makina përplas motorin në aksin Shkodër-Lezhë, plagosen dy adoleshentë
4 Maj 2025, 21:29


Foto/ Momenti kur policia tërheq me forcë kandidatin e PD në Fier
4 Maj 2025, 20:47



“Java e njishave”, Berisha shfaqet me plis në kokë nga takimi i Mirditës
4 Maj 2025, 19:31
“Te bufi fle një fat vigjilent...”/ Chris LaCivita thumbon hapur Ramën
4 Maj 2025, 19:09
UEFA gjobit Real Madridin
4 Maj 2025, 18:45


Gjendet i vdekur një 37-vjeçar në Portin e Shëngjinit
4 Maj 2025, 17:32
Aksident i rëndë në Kroaci, 2 të vdekur dhe 31 të plagosur
4 Maj 2025, 17:17
Të dobishme gjatë verës, ja vitaminat që duhet të merrni
4 Maj 2025, 17:03




