
11 maji/ Ja sa të burgosur do zgjedhin nga qelitë partinë dhe kandidatin e preferuar
Një pjesë të dënuar e të tjerët në pritje të një vendimi nga gjykata, nga 20 burgjet e vendit në 11 maj do mund të votojnë 3036 vetë. Pjesa më e madhe e atyre me të drejtë vote janë të paraburgosur, ndërsa pjesa tjetër janë ata që qëndrojnë në qeli si të dënuar.
Ndërkohë, janë 1357 individë të cilët kanë humbur përkohësisht të drejtën e votës për shkak të ligjit të dekriminalizimit.
Pjesa më e madhe e tyre, 1294 janë të dënuar, ndërsa pjesa tjetër të arrestuar.
“Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve po vijon punën në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) për të garantuar pajisjen me dokumente identifikuese të vlefshme për të gjithë personat me të drejtë vote, duke iu mundësuar kështu ushtrimin e kësaj të drejte kushtetuese”.
Ndërkohë, në zgjedhjet parlamentare të 11 majit do të ketë edhe votues specialë, politikanët e burgosur. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do mund të votojë në burgun e Durrësit, nga ku do të duhet të bëjë zgjedhjen e tij mes listave të qytetit bregdetar. Veliaj nuk është i vetmi politikan që voton nga burgu. Në radhët e socialistëve është edhe Ilir Beqja dhe Jurgis Çyrbja, edhe këta të dy votues për Qarkun e Durrësit.
Ndryshe nga socialistët, Ilir Meta do të ketë mundësi të votojë për veten, pasi jo vetëm është kandidat në listë të hapur, por qendrën e votimit e ka pranë burgut “313”.
Të burgosur VIP kanë edhe demokratët. Që prej shtatorit të 2024, Ervin Salianji vuan dënimin në Fier, qark në të cilin do të votojë edhe në zgjedhjet parlamentare të 2025. Sipas listës finale të votuesve të Ministrisë së Brendshme, për zgjedhjet parlamentare të 2025 janë mbi 3.7 milionë votues ku përshihen edhe ata nga diaspora./A2 CNN
Të fundit


27-vjeçari i dehur në timon përplas policin në Peshkopi
5 Maj 2025, 19:50

Meta: Rama ka frikë nga humbja, prandaj bën thirrje për mospjesëmarrje
5 Maj 2025, 19:25


Këlliçi: Të ndalojmë propagandën dhe të rikthejmë Tiranën tek qytetari
5 Maj 2025, 18:43
Rama thellon skandalin, bën sërish thirrje për bojkot të zgjedhjeve
5 Maj 2025, 18:25




Dëmi moral i premtimeve, një flluskë elektorale
5 Maj 2025, 17:23
Arrestohet shqiptari në Francë, kapet me 11 kg ko*ainë
5 Maj 2025, 17:08


Ushqimet më të mira dhe më të këqija për një mëlçi të shëndetshme
5 Maj 2025, 16:41
Një tjetër shtet heq vizat për Kosovën
5 Maj 2025, 16:28



Përballja gjyqësore me KESH, Bardhi shpallet i pafajshëm
5 Maj 2025, 15:50
Bozdo: PS në panik po përgatit blerje votash
5 Maj 2025, 15:41


Java nis ters për 3 shenja të horoskopit, ja çfarë parashikojnë yjet!
5 Maj 2025, 15:13
Plagosi vëllain, arrestohet 73-vjeçari në Malësi të Madhe
5 Maj 2025, 15:04



Xhonatan Islami rrëzohet nga parashuta
5 Maj 2025, 14:36

Padi ndaj Dodikut, akuzohet për fyerjen e boshnjakëve
5 Maj 2025, 14:12
Kaso: Votimi në Greqi po degradon, zarfet po lihen në pika bastesh
5 Maj 2025, 14:06

Topalli denoncon zyrtarët e PS: Po manipulojnë votat në Greqi dhe Itali
5 Maj 2025, 13:49
Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK e veshur me të zeza
5 Maj 2025, 13:24



Sanksionet dhe tribunali i luftës në agjendën e ministrave të BE-së
5 Maj 2025, 12:29


5 Maji, Dita e Dëshmorëve të Kombit
5 Maj 2025, 11:50

Kurti fton LDK-në për koalicion me LVV-në
5 Maj 2025, 11:37

Zhduket i riu në Tiranë
5 Maj 2025, 11:14


Gjykata e Posaçme lë në qeli Florenc Çapjan, zbardhet dëshmia
5 Maj 2025, 10:38
Aksident me vdekje në Shkodër
5 Maj 2025, 10:25






Paraqitet në SPAK Sali Berisha
5 Maj 2025, 09:08
Përtej gallatës dhe nofkave, çfarë ofron politika për ekonominë
5 Maj 2025, 08:52


Rikthehet shiu! Parashikimi i motit për sot
5 Maj 2025, 08:20
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
5 Maj 2025, 08:01

Makina përplas motorin në aksin Shkodër-Lezhë, plagosen dy adoleshentë
4 Maj 2025, 21:29


Foto/ Momenti kur policia tërheq me forcë kandidatin e PD në Fier
4 Maj 2025, 20:47



“Java e njishave”, Berisha shfaqet me plis në kokë nga takimi i Mirditës
4 Maj 2025, 19:31
“Te bufi fle një fat vigjilent...”/ Chris LaCivita thumbon hapur Ramën
4 Maj 2025, 19:09
UEFA gjobit Real Madridin
4 Maj 2025, 18:45


Gjendet i vdekur një 37-vjeçar në Portin e Shëngjinit
4 Maj 2025, 17:32
Aksident i rëndë në Kroaci, 2 të vdekur dhe 31 të plagosur
4 Maj 2025, 17:17
Të dobishme gjatë verës, ja vitaminat që duhet të merrni
4 Maj 2025, 17:03


















Video/ Berishës i rezervojnë një pritje madhështore në Tropojë
4 Maj 2025, 11:27