Flash News

Ditari i Maxhorancës

Luftë brenda llojit në PS? Kodheli pranon përplasjet: Ka kolegë që kërkojnë votën në zonat tona

Luftë brenda llojit në PS? Kodheli pranon përplasjet: Ka

Kandidatja për deputete në listën e Partisë Socialiste në Tiranë, Mimi Kodheli u shpreh se për të nuk është risi lista e hapur pasi edhe 4 vite më parë arriti të thyejë herësin

“Për mua nuk është risi. Unë kam thyer herësin edhe 4 vite më parë. Të kërkosh votën votë personale kur ke 25 vite në politikë është relativisht e thjeshtë në fushatën time të 14”, tha Kodheli në A22 CNN. 

Më tej, ajo u pyet nëse ka rivalitet brenda llojit në PS? “Jo domosdoshmërisht, në disa raste, por mua nuk më kanë shqetësuar. Ka koleg që kërkojnë votën në zona tona të përgjegjësisë politike. Për një gjë duhet të kemi kujdes, të mos bezdisim qytetarët”, tha Kodheli. 

 

 

Të fundit