Flash News

E-TJERA

Fitoi gjyqin në GJKKO, Logu përcjell mesazhin e Bardhit: Bela, më 11 Maj do humbasësh betejën e 3-të me mua

Fitoi gjyqin në GJKKO, Logu përcjell mesazhin e Bardhit: Bela, më

Avokati Marash Logu ka folur nga SPAK për vendimin e dhënë sot nga GJKKO në favor të Gazment Bardhit.

Sipas tij, Bardhi ka denoncuar për një skemë të dyshuar korrupsioni në sektorin e energjisë elektrike, ku përfshihet ministrja Belinda Balluku dhe drejtues të tjerë të lartë të OSHEE dhe se bëhet fjalë për një vjedhje të pastër prej 180 milionë eurosh, në dëm të interesit publik dhe buxhetit të shtetit shqiptar.

Marash Logu përcolli edhe një mesazh nga Gazment Bardhi për Balluku, duke theksuar se ajo ka humbur tashmë dy beteja gjyqësore dhe se më 11 maj, sipas tij, do të përballet me një humbje të tretë në zgjedhje nga qytetarët e Fierit.

Marash Logu: Vetëm në mbrojtje të interesit publik, buxhetit publik, parave të taksapaguesve shqiptarë, ka denoncuar një skemë korruptive dhe vjedhje të pastër prej 180 milionë euro në sektorin e energjisë elektrike, nga ministrja Belinda Balluku dhe drejtorët e saj.

Më datë 18 dhjetor të vitit të kaluar, ne kemi dorëzuar një kallëzim penal në SPAK duke denoncuar pikërisht këtë skemë korrupsioni dhe paligjshmërie, skemë për të cilën tashmë SPAK ka regjistruar një procedim penal me numër 207 të vitit 2024 dhe është duke kryer të gjitha hetimet e nevojshme.

Shfrytëzojmë këtë rast për ti bërë thirrje prokurorëve të posaçëm që të kryejnë një hetim të plotë dhe të gjithanshëm të asaj skene korruptive dhe vjedhje.

Të identifikojnë personat përgjegjës, veprimet dhe mos veprimet e tyre. Të merren në përgjegjësi penale dhe të ndëshkohen.

Sa i përket Belinda Balluku, kam një mesazh nga Gazment Bardhi: Bela, më 8 janar shënove humbjen e parë pasi u rrëzua padia që kishe porositur të bëhej nga OSHEE grup.

Ditën e sotme, më 5 maj u rrëzua dhe padia e dytë. Sot ti ke humbur dy beteja, të tretën do ta humbasësh më 11 Maj, ku qytetarët shqiptarë do të votojnë pasivisht numrin 1 në qarkun e Fierit.

Të fundit