Flash News

E-TJERA

5 Maji, Dita e Dëshmorëve të Kombit

5 Maji, Dita e Dëshmorëve të Kombit

Dita e Dëshmorëve e ka origjinën në 5 maj 1942, kur u vra Qemal Stafa, i cili me veprimtarinë e tij u kthye në simbol të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Në nderim të kësaj dite Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ministri i Jashtëm Igli Hasani, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, kryetarja e komanduar e bashkisë Tiranë, Anuela Ristani dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu zhvilluan homazhet shtetërore te memoriali 'Nënë Shqipëri', Tiranë.

Kreu i Shtetit nderoi veprën e tyre sublime për atdheun, ndërsa përcolli një mesazh të veçantë për të rinjtë.

Më 5 Maj, Ditën e Dëshmorëve, përulemi para guximit dhe sakrificës së atyre që dhanë gjithçka për çlirimin e Shqipërisë. Vlerat e tyre, trimëria dhe përkushtimi ndaj lirisë janë trashëgimi e shenjtë. Ne e kemi për detyrë t’i përcjellim brezit të ri këtë flakë atdhedashurie, duke nderuar përjetësisht kujtimin e tyre’, shkruan Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në profilin e tij në Facebook.

Të fundit