Flash News

OPINEWS

Është një vend ku: Votojnë qeverinë për të zgjidhur problemet dhe i kërkojnë llogari opozitës pse nuk i zgjidhi

Është një vend ku: Votojnë qeverinë për të

Nga Lutfi Dervishi

Është një vend ku:

Kthehesh në shtëpinë tënde dhe të numërojnë si turist.

Problemet shëndetësore i zgjidh me Gofundme.

Më shumë se padrejtësinë, nuk durojnë drejtësinë.

Duartrokasin propagandën dhe protestojnë kundër së vërtetës.

Votojnë qeverinë për të zgjidhur problemet dhe i kërkojnë llogari opozitës pse nuk i zgjidhi.

Sheh skandali, skandalin dhe harrohen.

Shpifja quhet opinion, ndërsa e vërteta, teori konspirative.

Politikanët mbajnë fjalime, por jo fjalën.

Rinia ikën për të ndërtuar të ardhmen në Gjermani, ndërsa pleqtë tregojnë si e mundën gjermanin në luftë.

Përdorimi i facebook-ut është i detyrueshëm, ndërsa i trurit... opsional.

Ai që kap tenderin quhet “i zoti”, ai që kapet është “gjynah”, dhe ai që i kap të dy është “i poshtër”.

Më shpesh bie tërmet, sesa bie qeveria.

Gomari fluturon, madje dalin edhe dëshmitarë që e kanë parë...duke i pastruar krahët.

Të fundit