Flash News

Bota

Trump telefonatë me Erdogan: Mezi pres të punojmë për t’i dhënë fund luftës qesharake mes Rusisë dhe Ukrainës

Trump telefonatë me Erdogan: Mezi pres të punojmë për

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan, me të cilin thotë se ka zhvilluar një bisedë të mirë dhe konstruktive.

Përmes një postimi në platformën Truth Social, Trump shprehet se  ai dhe Erdogan kanë trajtuar “shumë tema”, përfshirë luftën midis Rusisë dhe Ukrainës, “të gjitha gjërat rreth Sirisë” dhe Gazës.

“Presidenti më ftoi të shkoj në Turqi në një datë të ardhshme dhe, po ashtu, ai do të vijë në Uashington”, tha Trump.

Ai e përshkroi marrëdhënien e tyre si “të shkëlqyer” dhe shtoi se mezi pret të punojë me Erdoganin “për t’i dhënë fund luftës qesharake, por vdekjeprurëse, midis Rusisë dhe Ukrainës – TANI!”

Të fundit