Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha shpalos programin: Unë kërkoj nga çdo shqiptar vetëm 100 ditë për të transformuar Shqipërinë

Berisha shpalos programin: Unë kërkoj nga çdo shqiptar

Kreu i demokratëve, Sali Berisha ka shpalosur programin e Partisë Demokratike në Mat.

Berisha kërkoi nga shqiptarët vetëm 100 ditë për të transformuar Shqipërinë, duke filluar nga paga minimale e deri te përgjysmimi i ujit dhe çmimi i energjisë elektrike.

Berisha: Të dashur miq, Edi Rama gënjeu shqiptarët për 12 vite. Ai premtoi shëndetësinë falas, premtoi 300 mijë vende pune, premtoi 24 orë ujë të pijshëm, premtoi rritje rrogash dhe pensionesh.

Por e vërteta është se në 12 vite varfëroi shqiptarët si në asnjë vend tjetër, rriti çmimet si në asnjë tjetër, largoi shqiptarët nga Shqipëria.

Ndaj dhe unë jam këtu sot të kërkoj nga ju matjane dhe matjanë të çdo force politike qofshi, vetëm 100 ditë provë.

Nuk kërkoj për pushtetin tim, se nuk kam ambicie për pushtet, nuk kam ambicie për para, se po të kisha ambicie për para, do isha një nga mjekët më të pasur.

Por 3 vite më parë, kur konstatova se duan t’u lënë pa opozitë, u ngrita dhe sot ju keni opozitë që ecën drejt fitores.

Unë kërkoj nga çdo shqiptar vetëm 100 ditë për të transformuar Shqipërinë.

100 ditë në një mision, në të cilin të gjithë shqiptarët do bashkojnë zemrat e tyre për të ndihmuar në radhë të para ata 760 mijë burra dhe gra të thinjur që trajtohen në mënyrën më të padenjë me një pension qesharak. Për të vendosur minimumin jetik 200 euro.

Kërkoj 100 ditë që ne të vendosim pensionin minimal 200 euro.

Kërkoj 100 ditë për të shpalosur përpara çdo shqiptari një mundësi të re.

Kërkoj 100 ditë për t’i dhënë çdo pensionisti dhe rrogëulëti që nuk do ketë rrogë nën 500 euro.

Kërkoj 100 ditë për të dhënë rrogën minimale 500 euro dhe kartën e konsumatorit.

Kërkoj 100 ditë për të përgjysmuar tarifën e ujit për qytetarët, për të ulur në 7 lekë çmimin e energjisë për qytetarët.

Kërkoj 100 ditë për të vendosur në Shqipëri listën italiane të rimbursimit të ilaçeve.

Na duhen 100 ditë dhe vetëm 100 ditë që të vendosim të bëjëm realitet kontratën e firmosur me presidentin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura për minatorët, për gjeologët, për naftëtarët, statusin e tyre 100 përqind sipas kontratës. Plotësisht.

Kërkoj 100 ditë që çdo biznesmen i vogël t’i ulet çmimi i energjisë nga 18 lekë në 6 lekë.

Të ulet për çdo shqiptar nafta 30-40 përqind të çmimit.

T’i përgjysmohet biznesmenit të vogël tarifa e ujit. T’i vihet kufiri te thana bashkisë, të mos vendosë më kurrë tarifa e taksa mbi biznesin më shumë se 1 përqind të xhiros.

Kërkoj vetëm 100 ditë që çdo fermer i Matit dhe Shqipërisë të subvencionohet për çdo fidan, për çdo kokë bagëti, për çdo njësi prodhimi, pesë herë më shumë se sot.

Të fundit