Flash News

Kosova

Një tjetër shtet heq vizat për Kosovën

Një tjetër shtet heq vizat për Kosovën

Një tjetër shtet ka hequr vizat për Kosovën.

Gjatë vizitës shtetërore të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në Brunei Darussalam, është nënshkruar marrëveshja për heqjen e vizave ndërmjet Kosovës dhe Brunei Darusaalam.

Presidentja Vjosa Osmani së bashku me Sulltanin e Bruneit, Haji Hassanal Bolkiah sot nënshkruan marrëveshjen për heqjen vizave ndërmjet Kosovës dhe Bruneit.

Përmes një postimi në Facebook Presidentja  tha se ky është një hap domethënës drejt afrimit dhe bashkëpunimit më të ngushtë ndërmjet dy shteteve tona.

“Kjo marrëveshje nuk është vetëm lehtësim teknik, por një urë miqësie e ndërtuar mbi respektin dhe mirëbesimin e ndërsjellë”, ka shkruar  Osmani.

 

Të fundit