Flash News

E-TJERA

Pse s’dilni në debat me opozitën? Spiropali debat me analistin: S’jemi në kafene, mbaj vendin

Pse s’dilni në debat me opozitën? Spiropali debat me analistin:

Kryetarja e Kuvendit, njëherësh drejtuesja politike e PS në qarkun Tiranë ka debatuar ashpër me analistin Arjon Sulo. 

Pse s’dilni në debat me opozitën? e pyeti analisti-Spiropalin në Top Story, por kjo e fundit tha e prerë: Unë s’dal në një debat me njerëz që etiketojnë, kanë gjuhë urrejtje denigruese.

Pjesë nga debati: 

Spiropali: S’jemi në kafene që bëke t'i humore këtu, mbaj vendin dhe fol si duhet.

Sulo: E ke për titullin? E ke për etikën për mbiemrin zonjë apo për politikë.

Spiropali: Po patjetër që je i lirë, për humorin.

Sulo: Pasi Skënderbeu juaj, ai s’ është fare Skënderbe, u ka thënë çyryk shqiptarëve dhe fiton zgjedhjet, ju jeni.

Spiropali: Ju nuk jeni fyer kur të vdekurit dhe të gjallët e Ramës përmenden, kur etiketohemi hajdut, kriminel me emër dhe jo me satirë politike.

Kushi: Do të ishim shumë të lumtur të bënim debat për programin.

Sulo: Pse s’dilni në debat me ata?

Spiropali: Unë s’dal në një debat me njerëz që etiketojnë, kanë gjuhë urrejtje denigruese.

Sulo: Tabaku, Alimehmeti ju kanë denigruar?

Spiropali: Me gjithë respektin për Tabakun ajo është në fund të listës së hapur.

Sulo: Si e duroni urdhrin e Ramës për t’u larguar nga studiot dhe doni të fitoni zgjedhjet.

Të fundit