Flash News

Ditari i Opozitës

Java e fundit e fushatës, Meta: Shqipëria do të zgjohet dhe do të ecë drejt së ardhmes që i takon

Java e fundit e fushatës, Meta: Shqipëria do të zgjohet dhe do

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është i bindur në fitoren e opozitës.

Meta, i cili ndodhet në qeli, ka ndarë një foto të të rinjve të Partisë së Lirisë dhe shkruan se “fjala “Fitore” gjëmon kudo”.

Ai gjithashtu shprehet se kjo është “java kur Shqipëria do të zgjohet dhe nis të ecë drejt të ardhmes që i takon”, ndërsa kërkon votën e qytetarëve, duke qenë se kandidon në listë të hapur.

Postimi i Metës:

Tashmë fjala “Fitore” gjëmon kudo.

Tashmë optimizmi dhe vrulli i pandalshëm drejt triumfit të lirisë ndihet ngado.

Fundjava plot energji në Partinë e Lirisë ishte dëshmi e vrullit të pandalshëm për fitore.

Java e Epokës ka nisur.

Java kur Shqipëria do të zgjohet dhe nis të ecë drejt të ardhmes që i takon!

Çdo orë dhe minutë të përkushtuar në rrugën drejt fitores, më të bashkuar dhe më të vendosur se kurrë!

VOTO NR.1 – Koalicioni “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

VOTO ILIR METAJ – Qarku Tiranë

Të fundit