Flash News

Bota

Pas 1245 ditësh në detyrë, Scholz largohet nga posti i kancelarit

Pas 1245 ditësh në detyrë, Scholz largohet nga posti i kancelarit

Pas 1245 ditësh në detyrë, kancelari Scholz mbyll mandatin. Në një ceremoni solemne ushtarake të Bundeswehr-it, ai u nderua për shërbimin e tij si kreu i qeverisë.

Pas 1245 ditësh në detyrë, Olaf Scholz largohet nga posti i kancelarit të Gjermanisë. Në një ceremoni solemne ushtarake të Bundeswehr-it, të quajtur “Großer Zapfenstreich”, politikani socialdemokrat u nderua për shërbimin e tij si kreu i qeverisë.

“Të mos harrojmë fuqinë që ka Gjermania kur qëndron e bashkuar”, kujtoi Scholz në fjalën e tij dhe shtoi: “Ishte dhe mbetet nderi i jetës sime që shërbeva si kancelar i kësaj Gjermanie”.

Ai theksoi rëndësinë e sjelljes civile mes demokratëve dhe ruajtjen e respektit në politikë si vlerë që duhet mbrojtur.

“Demokracia nuk do të thotë që të gjithë të kemi të njëjtin mendim – por që të kemi ndjenjën e një përkatësie të përbashkët,” tha ai.

Të fundit