Flash News

Ditari i Opozitës

Tritan Shehu "del nga rreshti" dhe votoi për Peleshin, reagon Berisha: Do ta pyes cila ishte arsyeja

Tritan Shehu "del nga rreshti" dhe votoi për Peleshin, reagon

Me 84 vota pro nga 87 deputetë pjesëmarrës, Niko Peleshi është zgjedhur në krye të kuvendit shqiptar.

Ndërsa opozita zyrtare bojkotoi procedurën, duke mos përdorur fletët e votimit dhe duke hedhur pankarta simbolike në sallë në shenjë proteste ndaj procesit, me përjashtim të Tritan Shehut. 

 Deputetët që kanë votuar kundër janë Redi Muçi nga Lëvizja Bashkë, Ana Dajko nga Shqipëria Bëhet dhe Tritan Shehu nga Partia Demokratike.

Ne një prononcim për mediat, Berisha u pyet për arsyen pse Tritan Shehu ‘theu’ urdhrin por u përgjigj duke thënë se “mund të mos e ketë kuptuar mesazhin në ‘whatsapp’”.

“Do më jepni mundësinë të bisedoj me zotin Shehu se cila ishte arsyeja. Dua që zoti Shehu të më sqarojë… se ‘whatsapp’ që i është dërguar grupit të mos jetë kuptuar”, u shpreh Berisha.

 

Të fundit