Flash News
Rama tërhiqet nga deklarata: Nuk iu thashë shqiptarëvve “F*ck you”
'Albanian Files' nxjerr lakuriq Ramën, Berisha: Ftoj Eurojust dhe Europol të hetojnë 523 projektet
Marjana Koçeku paralajmëron të tjera largime nga PS: Parlamenti vulos vendimet e partisë
EMRAT/ Morën peng klienten dhe e dhunuan, arrestohen dy pronarët e një dyqani elektorshtëpiakesh në Tiranë
Ndodhej në të njëjtën qeli me të birin, ndërron jetë 62-vjeçari i burgosur

Lëvizja e lirë e kapitalit do ta ekspozojë sektorin bankar ndaj konkurrencës së plotë me tregun europian. Bankat janë të vetëdijshme për këto sfida, por kërkojnë më shumë qartësi lidhur me rregullat e reja dhe afatet e zbatimit të tyre.
Plakja e popullsisë dhe migrimi i saj vazhdojnë të jenë faktorë strukturorë shumë të rëndësishëm që duhet të marrin një vëmendje të shtuar nga bankat qendrore dhe sistemi bankar në rrugën e tyre drejt Bashkimit Europian.
Vendet e përfshira në proces duhet të vazhdojnë reformat e tyre strukturore për rritjen e produktivitetit, dixhitalizimit, edukimit dhe kulturës financiare, si dhe zhvillimin e një modeli ekonomik që të sigurojë një rritje ekonomike të qëndrueshme afatgjatë.
Konkluzioni u dha në konferencën vjetore të Bankës së Shqipërisë, “Roli i bankës qendrore dhe sistemit bankar në rrugën drejt BE-së”, në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Bankave.
Konferenca kishte në fokus bankat qendrore dhe sistemin bankar në rrugën e tyre drejt Bashkimit Europian, reformat dhe sfidat e tashme dhe të ardhme që duhet të ndërmarrin ato dhe aktorët e tjerë në treg për ta bërë këtë proces dhe konvergjencën drejt BE-së, sa më eficient dhe me kosto sa më të ulët për sistemin financiar dhe ekonominë.
Guvernatorët e pranishëm në Konferencë dhanë një vlerësim mbi situatën aktuale të procesit të konvergjencës drejt BE-së dhe alternativat për përshpejtimin e saj. Faktorët strukturorë do të vazhdojnë të mbeten një sfidë e madhe, ku fokus të veçantë kërkon kapitali human, produktiviteti dhe inovacioni si dhe zhvillimi teknologjik.
Sejko: Lëvizja e lirë e kapitalit na ekspozon në konkurrencë të plotë me tregun e BE-së
Guvernatori Sejko nënvizoi gjatë konferencës sfidat kryesore që prekin rolin e Bankës së Shqipërisë dhe bankat tregtare në procesin e integrimit.
Një aspekt i rëndësishëm i procesit të integrimit është se ai nënkupton dhe një ekspozim në rritje ndaj ciklit financiar të Bashkimit Europian, cikël i cili është provuar të ketë pasoja jo të vogla në tregun tonë financiar dhe në aktivitetin ekonomik.
Në këtë kontekst, Guvernatori tha se prioriteti do të jetë zhvillimi dhe përsosja e mëtejshme e politikës dhe e instrumenteve makroprudenciale, si instrumenti i duhur për mënjanimin e pasojave të padëshirueshme negative të tyre.
“Procesi i integrimit ofron sfida dhe oportunitete po aq serioze për sektorin tonë bankar. Lëvizja e lirë e kapitalit nënkupton dhe një ekspozim të plotë ndaj konkurrencës midis këtij sektori dhe atij europian.
Industria jonë bankare duhet të ndërgjegjësohet për pasojat që kjo konkurrencë do të ketë në modelin e biznesit dhe marzhet e fitimit, duke marrë në kohë masat për përballimin e saj” u shpreh Guvernatori.
Ai vuri në dukje se procesi i integrimit nënkupton edhe një ekspozim në rritje ndaj flukseve financiare në formën e investimeve të portofolit.
“Këto flukse i shërbejnë zhvillimit të tregut financiar dhe reduktojnë kostot e përgjithshme të financimit në vend, por ato tentojnë të gjenerojnë volatilitet në terma të likuiditetit dhe të kursit të këmbimit.
Administrimi me sukses i tyre do të jetë një sfidë në rritje për Bankën e Shqipërisë dhe institucionet e tjera ligjzbatuese. Në këtë kontekst, ne gjykojmë se kuadri aktual rregullator dhe ai i politikës monetare ofrojnë një pikënisje të mirë për adresimin e tyre”, – tha Sejko.
Guvernatori theksoi se në aspektin e reformave strukturore, Banka e Shqipërisë është fokusuar në dy drejtime të rëndësishme: në rritjen e qëndrueshmërinë dhe eficiencës së sistemit bankar, si dhe në zhvillimin e mëtejshëm të tregjeve financiare, të instrumenteve të pagesave dhe të edukimit financiar.
“Si administrues, rregullatorë dhe promotorë të zhvillimit të sistemit të pagesave, ne kemi punuar për modernizimin e vazhdueshëm të platformave kombëtare të pagesave dhe përditësimin e bazës rregullatore të tyre, me fokus reduktimin e përdorimit të cash-it.
Së fundi, në bashkëpunim me agjencitë e tjera publike dhe grupet e interesit, ne kemi iniciuar dhe po vëmë në zbatim Strategjinë Kombëtare për Edukimin Financiar, çka përbën një investim madhor dhe afatgjatë për zhvillimin e vendit”, – u shpreh ai.
Guvernatori nënvizoi edhe një herë rolin pozitiv që sektori bankar ka pasur jo vetëm në rritjen dhe zhvillimin ekonomik, por edhe në procesin e integrimit europian. Sipas tij, ky sektor ka qenë, në vazhdimësi, segmenti pararojë i ekonomisë shqiptare në terma të integrimit dhe shkallës së zhvillimit.
“Në veçanti, procesi i konsolidimit të tij i administruar me kujdes nga Banka e Shqipërisë ka shërbyer si një instrument i nxitjes së konkurrencës brenda sektorit dhe rritjes së efektivitetit të tij.
Paralelisht me rolin e tij integrues, sektori bankar shqiptar është shndërruar në një instrument të rëndësishëm të zhvillimit të qëndrueshëm dhe afatgjatë të vendit, nëpërmjet përmirësimit të gamës dhe të cilësisë së produkteve bankare, e në veçanti të kredisë.
Në këtë kontekst, dëshiroj të theksoj se niveli i kreditimit të biznesit shqiptar nga sektori bankar është në nivele të krahasueshme me shumë nga vendet e reja anëtare të Bashkimit Europian”, – tha Sejko.
Dixhitalizimi dhe sfida e sigurisë kibernetike
Diskutimet në konferencë theksuan se e ardhmja pritet të ketë shumë sfida sa i përket mbrojtjes së të dhënave personale, rreziqeve kibernetike dhe menaxhimit të tyre.
Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë shumë potenciale në terma të dixhitalizimit financiar, si rrjedhojë duhet të përgatiten që t’i shfrytëzojnë sa më mirë ato. Por, sipas diskutuesve, kjo do të kërkojë që të gjithë ndërmjetësit financiarë, kryesisht bankat, të përshtaten ndaj këtij migrimi drejt dixhitalizimit, në mënyrë që të jetë, sa më i shpejtë dhe me eficiencë maksimale.
Në këtë këndvështrim, diskutuesit ranë dakord se bankat qendrore duhet të jenë në pararojë, të japin praktikat e tyre më të mira, të përgjigjen ndaj ndryshimeve, duke pasur objektiva të monitorueshëm dhe konsistentë, për të siguruar sa më shumë rezistencë ndaj goditjeve të pritura dhe të papritura makroekonomike.
Gjithashtu, u ra dakord se një rëndësi e veçantë duhet t’i kushtohet rrezikut kulturor, që kërkon një komunikimin dhe shpjegim të veprimeve dhe politikave të ndërmarra, për një përmirësim të kulturës dhe përfshirjes financiare, me qëllim forcimin e stabilitetit të çmimeve dhe atij financiar.
Guvernatori Sejko u shpreh se bankat qendrore në rrugën drejt BE-së duhet të forcojnë ngritjen e kapaciteteve, të përmirësojnë dixhitalizimin, si dhe të thellojnë ndërmjetësimin financiar, si një kontribut i rëndësishëm për ekonominë. Ato nuk duhet të jenë të vetme në këtë rrugë; institucionet në tërësi duhet të forcohen për të siguruar një konvergjencë më të shpejtë.
“Për vitet në vazhdim, sfidat e ardhshme vijojnë të mbeten rreziqet kibernetike, dixhitalizimi, inovacioni, ndryshimet klimatike. Për t’i adresuar këto sfida, sistemi financiar duhet të investojë më shumë për të përmirësuar kulturën financiare dhe atë financiare dixhitale.
BE-ja ka qenë dhe do të mbetet partneri ynë strategjik, financiar dhe ekonomik, aderimi në të cilën kërkon më shumë angazhim. Kuadri aktual i politikës monetare i bazuar në shënjestrimin e inflacionit dhe në një regjim fleksibël të kursit të këmbimit mbetet një strukturë e dobishme dhe e vlefshme në rrugën drejt konvergjencës në BE” tha Sejko.
Bankat kërkojnë qartësi për ndryshimet ligjore dhe rregullatore
Shoqata Shqiptare e Bankave kërkoi më shumë qartësi, lidhur me afatet e disa prej risive të rëndësishme ligjore dhe rregullatore në proces përgatitjeje. Kryetari i Shoqatës së Bankave, Bledar Shella, theksoi nevojën për një hap më të shpejtë në hapat e nevojshëm për të qenë plotësisht gati për t’u integruar në Bashkimin Europian.
“Ndoshta para disa vitesh ishim ne që kërkonim tek autoritetet më shumë durim dhe shtyrje të afateve të zbatimit të standardeve për sa kohë nuk dukej në horizont një datë e afërt e anëtarësimit në BE. Sot flasim ndryshe.
Sepse kemi një horizont kohor të përcaktuar, vitin 2030. Dhe në këtë afat, industria bankare nuk mund të mos jetë pjesë kontribuuese, mbështetëse dhe zbatuese e reformave që na presin.
Jetojmë në një kohë ku zhvillimet janë dinamike dhe gjërat ndryshojnë vazhdimisht. Interesi ynë është maksimal se si do të veprohet me afatet për plotësimin e MREL për bankat sistemike, kur do të kemi ligj të ri për bankën qendrore dhe bankat e nivelit të dytë, si mund të ndryshohet skema e sigurimit të depozitave dhe kur do të jemi gati për instant payments”, – tha ai.
Sipas z. Shella, sektori bankar është plotësisht i vetëdijshëm se sfida e integrimit të industrisë bankare nëpërmjet plotësimit dhe zbatimit të kuadrit ligjor dhe rregullator të BE-së dhe institucioneve të saj do përfshirjen e të gjithë palëve të interesuara.
“Veprimtaria bankare, e cila prej disa vitesh, në fakt, është duke iu përshtatur ndryshimeve rregullatore në përputhje me standardet e BE-së, nuk vjen në këtë territor e zbrazët. Tashmë edhe qëndrimet dhe oponenca jonë ndaj ndryshimeve udhëhiqen plotësisht nga fakti nëse këto ndryshime janë në përputhje me standardet e BE-së apo jo.
Kjo na ka bërë të provojmë më shpejt barrën e ngarkesës dhe të përgjegjësisë për t’i shkuar këtij procesi pa rezistencë, por me dëshirë, me energji dhe besim. Edhe pse përshtatja e legjislacionit që kërkohet është pothuajse e përcaktuar nga direktivat e BE-së, sërish roli ynë është i domosdoshëm.
Standardet e reja duhen kuptuar mirë, ka nevojë për edukim dhe trajnim të stafeve që do t’i zbatojnë ato, por ka nevojë edhe për edukim të publikut për t’i kuptuar. Duke filluar që nga PSD2 dhe SEPA e në vazhdim për të tjerat. Ne si AAB na takon të jemi në krye të këtij procesi, duke i trajtuar me prioritet sipas axhendës” tha z.Shella.
Ai vuri në dukje se sektori bankar ka arritur të përmbushë kërkesat e lidhura me bankingun e hapur, ndërsa ka hedhur hapa të mëdha përpara në drejtim të dixhitalizimit.
“Ne sapo mbyllëm me sukses Open Banking, e gjitha në zbatim të PSD2. Tani presim vendimin për të qenë pjesë e SEPA. Dixhitalizimi, duke zbatuar kërkesat e rrepta për sigurinë kibernetike dhe për mbrojtjen e të dhënave personale, ka përfshirë çdo aspekt të veprimtarisë bankare – që nga onboarding, nënshkrimi elektronik, shërbimet, pagesat utilitare, pagesat për shërbimet publike, kontrolli i llogarisë, këmbimet, etj., të gjitha në një telefon smart.
Të ndërgjegjshëm se ende kemi për të bërë për përfshirjen financiare, edhe pse me ligjin për llogarinë bazike, tashmë ekziston produkti për të tërhequr më shumë qytetarë në bankë”, – u shpreh z.Shella.
Sipas tij, shifrat e deritanishme dëshmojnë qartë se industria bankare është në një moment shumë të mirë të zhvillimit të saj. Vetëm për 9-mujorin e këtij viti, sektori bankar ka dhënë rreth 281 miliardë lekë kredi për ekonominë, në rritje me 30% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Raporti i kredive me probleme ka rënë në 4.58%, niveli më minimal në 16 vitet e fundit. Rritja vjetore e depozitave, 4.1%.
Në kanalet elektronike kryhen 63% e numrit të pagesave. Edhe vlera e përgjithshme e pagesave në këto kanale është rritur në 41%. 34% e llogarive bankare aktive janë të aksesueshme nga interneti.
Z.Shella theksoi se roli i industrisë bankare dhe kontributi i saj në zhvillimin e ekonomisë është i padiskutueshëm.
“Ne jemi krenarë që, pasi kaluam pasojat e krizës së 2008 – 2010 dhe ato të viteve 2019 e mbrapa, si tërmeti, pandemia, lufta në Ukrainë apo inflacioni, industria bankare rezultoi e fuqizuar, e mirëkapitalizuar sipas kërkesave të Bankës së Shqipërisë, me rritje të veprimtarisë kredituese, më shumë besim të publikut te bankat, më shumë dixhitalizim dhe më shumë hapje ndaj publikut. Këtë trend pozitiv duhet ta forcojmë dhe përmirësojmë gjatë procesit të reformave që na bashkojnë me BE-në”, – tha ai./MONITOR
Të fundit
Mrekulli në Venezuelë! Foshnja 18-ditëshe shpëtohet pas 32 orësh nën gërmadha
28 Qershor 2026, 21:11
Kapja e shtetit përmes territorit
28 Qershor 2026, 20:56
Ronaldinho rikthehet në fushë pas 11 vitesh
28 Qershor 2026, 20:43
Pse qajmë kur jemi të lumtur? Shkenca jep përgjigjen
28 Qershor 2026, 20:20
Protesta e 29-të në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
28 Qershor 2026, 19:38
Rekorde dhe spektakël në Botëror: Nga Dembélé te portieri me 16 pritje
28 Qershor 2026, 18:51
OBSH alarmon: Evropa po përjeton një nga valët më vdekjeprurëse të të nxehtit
28 Qershor 2026, 18:33
“The Albanian Files”: Si u kthye Shqipëria në laboratorin e pastrimit të parave?
28 Qershor 2026, 18:14
Para BE-së, 20% e kantiereve të ndërtimit, pa standarde sigurie
28 Qershor 2026, 17:58
Publikohet formacioni më i mirë i raundit të tretë në Botëror
28 Qershor 2026, 17:35
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit?
28 Qershor 2026, 17:12
Berisha niset drejt Vjenës për Asamblenë e PPE-së, në fokus raporti për Shqipërinë
28 Qershor 2026, 16:49
Pse gjermanët nuk kanë kondicioner në shtëpi?
28 Qershor 2026, 16:30
Zjarr në Mallakastër, rrezikohet Parku Arkeologjik i Bylisit
28 Qershor 2026, 16:10
Konflikt me vellezërit për pronat, arrestohet ish-drejtori i Policisë së Vlorës
28 Qershor 2026, 15:53
Rama tërhiqet nga deklarata: Nuk iu thashë shqiptarëvve “F*ck you”
28 Qershor 2026, 15:39
Aksident zinxhir në autostradën Durrës–Tiranë, dy të lënduar
28 Qershor 2026, 15:20
“Për çfarë turizmi flisni?” Zhupa denoncon masakrën në Kanionin e Erzenit
28 Qershor 2026, 14:36
BE akordon 5.6 mln dollarë ndihmë për Venezuelën pas tërmeteve shkatërruese
28 Qershor 2026, 13:22
Plazhi publik me pagesë që ngre pyetjen këta janë socialistë apo specialistë?!
28 Qershor 2026, 12:58
Marjana Koçeku paralajmëron të tjera largime nga PS: Parlamenti vulos vendimet e partisë
28 Qershor 2026, 12:36
Rama sulmon protestuesit: Nuk pranoj sharlatanë të më thonë si bëhet Shqipëria
28 Qershor 2026, 12:16
Nëpunësi i sindikatës italiane letër të hapur Ramës: Korrupsioni është rritur, largohuni
28 Qershor 2026, 12:00
Ndodhej në të njëjtën qeli me të birin, ndërron jetë 62-vjeçari i burgosur
28 Qershor 2026, 11:01
Shqipëria, bonus-malus në “miniaturë”, si krahasohemi me Europën
28 Qershor 2026, 10:24
Një familje shpenzon 89% të të ardhurave, Tirana kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Europë
28 Qershor 2026, 10:03
Mbetjet bujqësore, potencial i pashfrytëzuar për ekonominë qarkulluese në Shqipëri
28 Qershor 2026, 09:44
Maturantët e Lushnjës në kor në mbrëmjen e maturës: Rama, jepe dorëheqjen! (Video)
28 Qershor 2026, 09:25
Shqipëria turistike “ngec” në trafik
28 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
28 Qershor 2026, 08:40
Parashikimi i motit për sot, 28 qershor 2026
28 Qershor 2026, 08:18
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
28 Qershor 2026, 08:02
7 fobi të njerëzve që ndoshta nuk i keni dëgjuar kurrë
27 Qershor 2026, 22:00
VAR anulon golin e Iranit, publikohen pamjet që ndezin polemika
27 Qershor 2026, 21:34
Video/ Ironia me "Diellën" në protestë: Deklaroj dorëheqjen, radha juaj kryeministër
27 Qershor 2026, 21:16
Zbulohet një proteinë që mund të lidhet me plakjen e trurit dhe kujtesën
27 Qershor 2026, 20:45
Eurodeputetja italiane i bashkohet protestës kundër Ramës
27 Qershor 2026, 20:18
Vuçiç njofton dorëheqjen: Do të jem në detyrë vetëm edhe disa javë
27 Qershor 2026, 19:55
Studimi: Një përqafim i thjeshtë mund të ulë stresin dhe të forcojë marrëdhënien në çift
27 Qershor 2026, 19:30
Eurodeputetët i bashkohen protestës në Tiranë, revolta kundër qeverisë hyn në ditën e 28-të
27 Qershor 2026, 19:15
Vijon represioni i qeverisë me protestat, ministri kërcënon me të tjerë ‘non-grata’
27 Qershor 2026, 18:55
Botërori 2026 hyn në fazën vendimtare, zbulohen duelet e para të fazës me eliminim direkt
27 Qershor 2026, 18:32
Video/ Vapa përvëluese në Francë, qytetari skuq vezë dhe proshutë në dritare
27 Qershor 2026, 18:18
Gjermania goditet nga temperatura rekord
27 Qershor 2026, 18:01
Ushqimet që duhen shmangur në vapë dhe alternativat më të shëndetshme
27 Qershor 2026, 17:28
Bregdeti 2026: Mes kaosit të çmimeve dhe alarmit për sigurinë
27 Qershor 2026, 17:07
Pushimet verore 2026 në Europë: rriten “arratisjet e shkurtra” dhe destinacionet e freskëta
27 Qershor 2026, 16:34
Tellalli dhe monologuesi
27 Qershor 2026, 16:17
Korriku mbyllet me temperatura deri në 40°C, çfarë sjell korriku?
27 Qershor 2026, 15:38
Botërori 2026 hyn në histori, autogolat “yjet e padëshiruar” të turneut
27 Qershor 2026, 15:17
FIFA i ndalon hyrjen në stadium Merlinit, rosakut që u kthye në simbol të Botërorit 2026
27 Qershor 2026, 15:01
Berisha: Jam kundër kullave, nuk kam firmosur asnjë kur isha kryeministër
27 Qershor 2026, 14:31
Kur do shkojë në SHBA? Si u përgjigj Berisha
27 Qershor 2026, 13:26
Berisha: “Albanian Files” fakton se Shqipëria është kthyer në parajsën e pastrimit të parave
27 Qershor 2026, 13:05
Berisha: Rama u takua me Ahmedinaxhadin disa herë në Iran! Të japë dorëheqjen!
27 Qershor 2026, 12:43
Kush e pagoi Chris Precht për kopshtin privat të Kryeministrit?
27 Qershor 2026, 12:29
Botërori 2026 plotëson edhe pesë duele të fazës së 1/16-tës, spikat përballja Francë–Suedi
27 Qershor 2026, 12:11
Eurodeputetja italiane vjen në Tiranë, i bashkohet “Revolucionit të Flamingove”
27 Qershor 2026, 11:04
28-vjeçari tenton të vrasë me makinë nënën e bashkëjetueses në Lezhë, arrestohet nga Policia
27 Qershor 2026, 10:17
Qendra e Tiranës zgjohet pa energji elektrike, asnjë sqarim nga OSSHE
27 Qershor 2026, 09:15
Protestuesit kërkojnë mbështetjen e ambasadorëve, zbardhet letra me pesë kërkesat
27 Qershor 2026, 08:47
Temperaturat arrijnë 38 gradë, si parashikohet moti sot
27 Qershor 2026, 08:20
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
27 Qershor 2026, 08:02
Protesta në Tiranë merr përmasë ndërkombëtare, 5 kërkesat i përcillen ambasadave perëndimore
26 Qershor 2026, 23:01
“Për këtë kam nevojë!”, Osman Mula rrëfen si lindi historia e dashurisë me bashkëshorten
26 Qershor 2026, 22:02
Osman Mula në Elevate: Arti është kthyer në pazar, talentet po largohen nga Shqipëria
26 Qershor 2026, 21:13
Studenti nga protesta: Rama e ka kthyer Shqipërinë në një narkoshtet!
26 Qershor 2026, 20:50
Emigranti nga Franca: Do rri këtu derisa ta rrëzojmë diktatorin e fundit në Europë
26 Qershor 2026, 20:38
SHBA nuk ndalet, synon edhe edicionin e Kupës së Botës 2038
26 Qershor 2026, 19:41
Nis protesta e 27-të kundër Ramës, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”
26 Qershor 2026, 19:21
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë
26 Qershor 2026, 19:03
Vance: Nëse skandali Watergate do të ndodhte sot, nuk do të rrëzonte asnjë president
26 Qershor 2026, 18:41