Flash News

E-TJERA

Ish-kryenegociatori ‘shuplakë’ Ramës: Shkrirja e Komisionit të Integrimit e gabuar

Ish-kryenegociatori ‘shuplakë’ Ramës: Shkrirja e

Ish-kryenegociatori i Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian, Zef Mazi, ka reaguar ashpër ndaj vendimit për shkrirjen e Komisionit të Integrimit, duke e konsideruar një sinjal negativ për prioritetin që qeveria “Rama” i jep këtij procesi.

“Nuk është vepruar drejt me shkrirjen e Komisionit të Integrimit. Të bashkosh një komision që duhet të jetë prioritet, do të thotë se nuk e ke në zemër. Ky vendim sjell pasoja dhe mbart probleme që duhen parë me kujdes,” tha Mazi, duke e lidhur vendimin me mungesën e një qasjeje serioze të qeverisë ndaj integrimit” – tha Mazi.

Në një intervistë për emisionin ’Kjo Javë’ në News 24, Mazi analizon dhe problematikën që mbart kjo shkrirje duke paralajmëruar dhe rrezikun.

“Shkrirja e Komisionit, për ta bërë një praktikë të gjerë, mbart një problem tjetër që duhet parë me kujdes. Ministria e Jashtme do të merret me marrëdhëniet e dy shteteve, apo vetëm më çështje të unionit? Mendimi im është që mund të jepen justifikime, por duhej të ishte siç ishte. Nuk është mirë që të ndahen. Është njësoj si të hapësh grup-kapitujsh. Sa më shumë kapituj të hapen, aq më shumë vështirësi ka për t’i mbyllur. Ekipet e mëdha duhet të jenë të specializuar. Duhet të mbyllim të paktën 1. A do të mbyllet në 2026. Unë dyshoj se mbyllet”, tha ai.

Të fundit