Flash News

KRYESORE

Grafika/ Këshilli i Medias publikon monitorimin 6 mujor të medias: 'shkelësit e mëdhenj' Balkanweb, Tema dhe JOQ

Këshilli i Medias një organizatë që merret me etikën në media dhe mbështetet nga Këshilli i Europës dhe organizata të tjera, ka bërë një monitorim 6 mujor (gusht 2018-janar 2019) të varianteve online të televizoneve dhe gazetave, por edhe të disa prej portaleve. Sipas të dhënave të publikuara sot në praninë e përfaqësuesve të medias, shoqërisë civile dhe institucioneve ndërkombëtare, Sokol Shameti, gazetar dhe koordinator i monitorimit, tha se janë monitoruar rreth 40 media. Sipas tij objekti i motirmoit kanë qenë shkeljet e kodit të etikës në media.

Shameti nënvizoi se ndër 40 media 35 rezultuan me shkelje dhe numri i shleljeve shkon në 1280.  Sipas studimit numri më i madh i shkeljeve ndodh në mediat me qarkullim të madh lajmi.

Mediat e fokusura te analiza dhe ato që nuk riprodhojnë lajme paraqesin më pak shkelje.

Projekti i realizuar nga Këshilli i Media është mbështetur nga Civil Rights Defenders.

Koloreto Cukali, kryetari i Këshillit të Medias, i tha Politiko.al se raporti vjen në kohën e duhur dhe duhet parë si përpjekje e medias për vetërregullim. Ashtu si dhe në Europë ku vetërregullimi është metoda e zgjedhur për të përmirësuar mjedisin mediatik, ndryshe nga rregullimi shtetëror që ka zgjedhur qeveria shqiptare, theksoi Cukali.

Politiko.al

Të fundit