Flash News

Kosova

Brigada e Veriut kërcënon me jetë Albin Kurtin

Brigada e Veriut kërcënon me jetë Albin Kurtin

Organizata e njohur si Brigada e Veriut ka publikuar një mesazh kërcënues ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke paralajmëruar vrasjen e tij.

Në deklaratën e shpërndarë nga grupi thuhet: “Sa të lindë agimi mbi Kosovë, Albin Kurti do të jetë i vdekur”.

Pas këtyre kërcënimeve, Kurti reagoi gjatë një vizite në komunën e Shtimes, ku deklaroi se mesazhe të tilla vetëm sa konfirmojnë karakterin terrorist të kësaj organizate, e cila u shpall e tillë nga institucionet e Kosovës në qershor të vitit 2023, pas tensioneve në veri të vendit.

Kreu i qeverisë theksoi se pjesëtarët e kësaj organizate janë persona që kanë ushtruar dhunë dhe destabilizim në Kosovë, ndërsa shtoi se ndikimi i tyre vazhdon të mbështetet nga qarqe në Beograd.

“Ne i kemi shpallur ato organizata terroriste dhe këto kërcënime janë dëshmi e qartë e natyrës së tyre. Ata nuk kanë vend në Republikën e Kosovës”, u shpreh Kurti.

 

Të fundit