Flash News
Dita e 24-ët e protestës, Kam ardhur nga Amerika, do të vijnë me mijëra!
Aksident në Gjirokastër, përplasen një furgon turistësh, dy të lënduar
Tronditëse në Prrenjas/ 69-vjeçari i vë flakën bashkëshortes, shkak xhelozia
Spiropali ironizon Ramën: Fletë-rrufe, kontroll algoritmik e gjuhë e shthurur
Dhoma Amerikane e Tregtisë ngre alarmin: Korrupsioni dhe monopoli po godasin bizneset në Shqipëri

Alfred Lela
Alexis de Tocqueville shkruan se, në një revolucion, ashtu si në një roman, pjesa më e vështirë për të shpikur është mbyllja. Lea Ypi në romanin biografik “Të poshtëruar”, jo vetëm ia ka dalë të shpikë një fund të hatashëm, por edhe është shpëtuar prej tij.
Një mbyllje e tillë e debutimit të saj si romanciere, e ka shpëtuar Ypin nga të mosqenit shkrimtare. E paragjykuar (me të drejtë!!!) edhe prej të vetëshpallurit si neo-marksiste, se jep mësim në London School of Economics, një prej çerdheve të progresivizmit botëror, por edhe librit të saj të parë, memuarit “Të lirë”, ajo i shpëton për një fije-falë asaj mbylljes së hatashme- të etiketuarit si autore e një romani-agjendë. Thënë pak më butë, e një romani politik, që në vetvete nuk është një gabim, sepse Houllebecq psh shkrun romane politike të hatashme. Ama, me një ndryshim të madh nga autori francez, i cili është një salmon që shkon kundra rrymës (shfaq prirje të djathta apo të paktën anti-multikulturaliste), zonja Ypi nuk do të qe më shumë se një tjetër progresiste, të cilën nuk e dallon asgjë nga një zhgan autorësh të multikulturalizmit global, mbështetësit e të cilit nuk kanë kuptuar ende se dëmi i kësaj epidemie, nuk është se përqafon të gjitha kulturat, por se mëton, apo ndërton, se ato janë të gjitha të barabarta.
Duket kjo psh në Salonike le Magnifique, qytetin real dhe virtual, që përshkruan Ypi, të gjyshërve të saj, ku grekët, turqit, hebrejtë, shqiptarët e të tjerë, jetojnë në një thuajse parajsë e cila prishet (vini re!!!) nga një inkursion i supremacisë së një kulture kundër tjetrës, në fillim nga fashizmi italian dhe pastaj nazizmi gjerman.
Ypi nuk e thotë, por e nënkupton, se multikulturalizmi i Perandorisë Osmane u shkërmoq dhe hapi një kuti Pandore ku mbeti vetëm shpresa e një të shkuare.
Nuk është vetëm multikulturalizmi beninj i Selanikut, ku gjallëron sidomos një islam psikedelik, përfaqësuar nga bejlerët dhe pashallarët shqiptarë të ish-Perandorisë, që e bën romanin me agjendë, por edhe një e shkuar që i brendashkruhet së tashmes. Një episod i shkurtër, kur gjyshja e saj, asokohe vetëm vajzë, shfaqet në derën ku troket një personazh tjetër, dhe e paraqet veten edhe si Leman Ypi edhe si Ibrahim bej, hem femër, hem mashkull, pra në urën e ylbertë që të çon në brigjet, sot të lejuara dhe thuajse të lakmuara, të transgjinisë. Në njëfarë mënyre, me romanin debutues “Të poshtëruar”, theksohet edhe më fort se me “Të lirë”, plotësimi i autores si darling e rretheve ultra-progresiste botërore, nga Londra deri në New York. Ypi, nga një familje konservatore shqiptare, tradicionale sa edhe Perandoria Osmane (megjithë spërkatjet multikulturale, herë të njëmendta e herë të pandehura), bëhet kështu një Ayaan Hirsi Ali e së majtës. Atë që Ariana Huffington, u përpoq por nuk arriti, në Amerikë, atë që Oriana Fallaci bëri, për një Oksident të një kulture të përveçme dhe njëheri të përbashkët, të ngulur në trashëgiminë judeo-greko-kristiane, Lea Ypi, që rridhte nga Perandoria Osmane, kalonte nga Perandoria sovjetike e Enver Hoxhës dhe hidhej në brigjet, tashmë të mësyra e të përmbysura të Perëndimit, nga Itali e deri në Britani, vinte për ta përmbyllur kutinë e Pandorës, nga ku kishin dalë gjithë të të këqijat. Kësaj here për të lënë brenda, sërish shpresën, por atë të së ardhmes. Të një të ardhmeje si përherë të pamundur, sepse në të mungon e shkuara, dhe e tashmja është një revolucion kulturor permanent.
Dmth një utopi, e cila si gjithmonë, është gjithë çka të majtët mund të lënë trashëgimi.
Megjithatë, siç edhe hyrja parashtron, Lea Ypin e shpëton fundi. Me ardhjen e Trump dhe nje resurge të konservatorizmit, duket se ajo nuk do mundet ta shkruajë dot fundin që do për revolucionin e saj progresisto-marksist, por e ka bërë për romanin.
Fundi i romanit, me dy personazhe identike, që kanë pësuar fate thuaj të njëjta, me të njëjtit emra, të njëjtën prejardhje, të njëjtin mbiemër, dhe, sidomos, krijesa të të të njëjtit “multikulturalizëm”, megjithëmend që shpëton veprën, por duket se edhe autoren. Në një ironi dhe spërdredhje (twist) të hatashme, autorja e multikulturalizmit dhe e trasgender-it kthehet në autore të transhendencës dhe misterit. Në 390 faqe ajo konstrukton protagonistët pa Zot-zoti, si në të gjithë tekstet e të majtëve shkruhet me të vogël- dhe në fund ndërton një mbyllje-përmbysje për romanin e saj-ndoshta edhe për vetë utopinë, transhendencën. Pra, njerëzit nuk janë bij të absurdit, por të misterit.
10 faqet përmbyllëse, paradoksalisht ose aspak kështu, janë edhe më të fuqishmet e romanit. Ndoshta, edhe për faktin se, në fund, autorja zgjedh të jetë vetvetja e nënvetëdijes, apo se teksti e zgjedh (apo detyron! Autoren?) të dalë nga vetëdija e romanit me agjendë. Me gjasë, kjo intuitë që arrihet vetëm nëpërmjet transhendentales, e ka shtyrë Lea Ypin të mos e trajtojë “Të poshtëruar” si një sequel të “Të lirë”, pra si një biografi, por si një roman. I është dashur ajo liri e fiction-it, e munguar te “Të lirë”, për të shkruar “Të nënshtruarit”.
Është e qartë se romani është autobiografik, por vetëm Letërsia ama, mund dhe ia ka dhënë Lea Ypit shkëndijën dhe mjeshtërinë për atë mbyllje.
Ndoshta, bashkë me një dilemë: a është filozofe (një thuajse konstrukt social) apo shkrimtare (një krijim i transhendencës) më e mirë!?
Të fundit
Marshimi në Tiranë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Poshtë patronazhistët!
23 Qershor 2026, 22:38
Analisti i njohur në protestën kundër Ramës, shfaqet me pankartën “F*ck You! Jep dorëheqjen”
23 Qershor 2026, 21:51
Turistët i bashkohen protestës: Nuk jemi të frikësuar, jeni të mrekullueshëm
23 Qershor 2026, 21:11
Protestuesi: Më 4 korrik, diaspora do jetë këtu me ne në shesh
23 Qershor 2026, 20:45
Ronaldo vendos rekord historik në Kupën e Botës
23 Qershor 2026, 20:25
Ish-zv.ambasadori i OSBE-së në Tiranë i bashkohet protestës për dorëheqjen e Edi Ramës
23 Qershor 2026, 20:07
Dita e 24-ët e protestës, Kam ardhur nga Amerika, do të vijnë me mijëra!
23 Qershor 2026, 19:31
Bllokohet sërish aksi rrugor Librazhd-Prrenjas
23 Qershor 2026, 19:16
Vendet më miqësore në botë, ku pozicionohet Shqipëria në klasifikimin ndërkombëtar?
23 Qershor 2026, 18:55
Rama iu tha “F*ck You” protestuesve, Bardhi: Dy fjalë që shpjegojnë 13 vite qeverisje
23 Qershor 2026, 18:32
Barazia para ligjit: deputetja e gardiani
23 Qershor 2026, 18:10
Modriç shkruan historinë, luan ndeshjen e 200-të me Kroacinë sonte ndaj Panamasë
23 Qershor 2026, 17:50
Aksident në Gjirokastër, përplasen një furgon turistësh, dy të lënduar
23 Qershor 2026, 17:29
Sonte Angli-Ganë për vendin e parë në grup, në fushë edhe Kroacia
23 Qershor 2026, 17:08
Marjana Koçeku letër të hapur Ramës: Dorëhiquni! Shqiptarët nuk frymëzohen më nga ju
23 Qershor 2026, 16:30
Si u kthye një investim në një lëvizje antikorrupsion në Shqipëri?
23 Qershor 2026, 16:00
Italia sekuestron dy miliardë euro asete të oligarkëve rusë
23 Qershor 2026, 15:36
Piktori ndërton një Shqipëri ku nuk do të ketë vend për shqiptarët!
23 Qershor 2026, 15:20
Nga Zvërneci te dorëheqja e Ramës/ Narrativat e mediave amerikane për protestën në Shqipëri
23 Qershor 2026, 14:59
E freskët, elegante dhe e guximshme: ngjyra që po sfidon verën
23 Qershor 2026, 14:45
Ylli Zalla i shpëton RENEA-s, në banesë i gjendet një tjetër pistoletë
23 Qershor 2026, 14:36
‘Mos i jepni çek të bardhë', eurodeputetja kritikon Macron: Qeveria e Ramës po shet vendin
23 Qershor 2026, 14:26
Ai që shan anglisht popullin e tij
23 Qershor 2026, 14:17
Botërori 2026 pushton ekranet, thyen rekorde në shikueshmëri
23 Qershor 2026, 13:59
Tronditëse në Prrenjas/ 69-vjeçari i vë flakën bashkëshortes, shkak xhelozia
23 Qershor 2026, 13:51
Vala e të nxehtit godet Francën, të paktën 40 viktima
23 Qershor 2026, 13:40
Gjëja e parë që gratë shohin te një burrë
23 Qershor 2026, 13:30
Aksident në Fier–Vlorë, tre të plagosur në afërsi të Mifolit
23 Qershor 2026, 13:17
Rama shthuri gojën ndaj protestuesve, Berisha: Fyeu shqiptarët para gjithë botës
23 Qershor 2026, 13:06
Qytetarët në rrugë prej javësh, gazeta gjermane: Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës
23 Qershor 2026, 12:53
Smart City/ Alarmi i Berishës: Kamerat e Ramës po monitorojnë shqiptarët 24 orë në ditë
23 Qershor 2026, 12:43
Vrasja e Eglant Koçit, çfarë u tha i dyshuari familjarëve pas përballjes në komisariat?
23 Qershor 2026, 12:35
Tabaku: Korrupsioni dhe mungesa e konkurrencës po frenojnë ekonominë shqiptare
23 Qershor 2026, 12:10
Spiropali ironizon Ramën: Fletë-rrufe, kontroll algoritmik e gjuhë e shthurur
23 Qershor 2026, 12:00
Norvegjia siguron fazën e 1/16-ve të Botërorit
23 Qershor 2026, 11:24
Kreu i një organizate kriminale, arrestohet në Mançester shqiptari i shumëkërkuar
23 Qershor 2026, 11:01
Protestuesi i përgjigjet Ramës: Ti nuk je viktima e halleve të mia, je autori i tyre!
23 Qershor 2026, 10:29
Tre mashtrimet online që po u marrin miliona njerëzve
23 Qershor 2026, 10:20
Brukseli lëshon urdhër-arrest për ish-komisionerin e BE
23 Qershor 2026, 10:09
Rëmbimi dhe vrasja e Eglant Koçit, gazetari: Autori ka ndryshuar pamjen
23 Qershor 2026, 09:57
Rama flet për 'Financial Times', shan protesuesit: F*ck you, nëse thoni se jam 'Kumbari'!
23 Qershor 2026, 09:48
DOSJA e grupi të Call-Centerave tek ‘Delijorgji’/ Zbulohen kodet e fshehta mes operatorëve
23 Qershor 2026, 09:29
Ndryshime në Policinë e Shtetit, emrat e 8 drejtuesve të rinj
23 Qershor 2026, 09:20
Këmbimi valutor 23 qershor, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja
23 Qershor 2026, 09:08
Vance: Është arritur “përparim i mirë” në planin për marrëveshjen finale me Iranin
23 Qershor 2026, 09:06
Tre javë rezistencë, DW: Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri?
23 Qershor 2026, 08:39
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
23 Qershor 2026, 08:22
Mot i kthjellët dhe temperatura të larta, ja parashikimi për këtë të martë
23 Qershor 2026, 07:56
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
23 Qershor 2026, 07:43
Mijëra qytetarë vijojnë marshimin nëpër Tiranë: Edi Rama ka mbaru!
22 Qershor 2026, 22:42
Kompania e Kushner kundërshton Ramën për Zvërnecin: Nuk jemi të përfshirë
22 Qershor 2026, 22:20
Bushati: Kur dy rrugët demokratike mbyllen, mbetet vetëm rruga e forcës
22 Qershor 2026, 21:59
Nis marshimi në rrugët e Tiranës, qytetarët insistojnë dorëheqjen e Edi Ramës
22 Qershor 2026, 21:40
Messi bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e Kupës së Botës
22 Qershor 2026, 21:21
23 ditë protestë për dorëheqjen e Ramës, reagojnë dy deputetet e Ramës: Po ndihemi të fyer
22 Qershor 2026, 20:55
Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri?
22 Qershor 2026, 20:34
Dita e 23-të/ Nesër sindikatat protestë para Ministrisë së Ekonomisë
22 Qershor 2026, 19:53
Berlini flet për protestat në Shqipëri: Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë
22 Qershor 2026, 19:25
Shqiptarët prej 3 javësh në protesta, Begaj e merr shtruar dhe luan “pesë gurë” në Kirgistan
22 Qershor 2026, 19:08
Pse ndeshja Francë-Irak rrezikon të mos luhet sonte
22 Qershor 2026, 18:48
Vetëvendosje i përgjigjet Ramës: S'kemi asnjë rol në protestat në Shqipëri
22 Qershor 2026, 18:28
Aksident në Berat, motori përplas turistin holandez te vijat e bardha
22 Qershor 2026, 18:08
DW: Pse Bullgaria po kërcënon të vërë veton ndaj sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë?
22 Qershor 2026, 17:49
Xhaka lë pas Rodrin, statistikat e Botërorit listojnë “mbretin” e pasimeve nën presion
22 Qershor 2026, 17:24
Këlliçi akuzon Ballën: Po kërkon të organizojë kundërprotestë për të zbehur reagimin qytetar
22 Qershor 2026, 16:48
Ndahet nga jeta arkitekti i ekonomisë moderne amerikane
22 Qershor 2026, 16:37
Gjermania humbet mbrojtësin, lojtari mbyll Botërorin para kohe
22 Qershor 2026, 16:29
Aktivisti: Starmer dha dorëheqjen, Rama me këto skandale thotë s’jam pis
22 Qershor 2026, 16:08
Ish-ministri spanjoll dënohet me 24 vite burg për korrupsion
22 Qershor 2026, 16:02
Gjyqi për tenderin 700 mijë euro, Benet Beci nuk shkon në GJKKO
22 Qershor 2026, 15:48
Gjendet i pajetë 65-vjeçari në Korçë
22 Qershor 2026, 15:44
U kap mat me një automjet të vjedhur, arrestohet punonjësi i OSHEE-së në Lezhë
22 Qershor 2026, 15:31
Shqiptarët, ndër më të lodhurit emocionalisht në vendin e punës në Europë
22 Qershor 2026, 15:02
Kush janë 3 legjendat që kanë luajtur në 6 Kupa Bote?
22 Qershor 2026, 14:47
Ndryshime në Policinë e Shkodrës, ja kush emërohet drejtor i ri
22 Qershor 2026, 14:37
Burri plagos me thikë bashkëshorten, 28-vjeçarja dërgohet me urgjencë në Tiranë
22 Qershor 2026, 14:27
Kaos në Durrës, i shpalluri në kërkim përplas 5 makina gjatë arratisjes nga policia
22 Qershor 2026, 14:05
Euro rekord të ri negativ, zbret në kufijtë e 93 lekëve
22 Qershor 2026, 13:56
Pse futbollistët po zgjedhin këpucët rozë? Trendi që po dominon Botërorin 2026
22 Qershor 2026, 13:46