Flash News

KRYESORE

Publikohet fotoja e të dyshuarit kryesor për vrasjen e Jurgen Kurtit

Klodian Bane është i dyshuari kryesor për vrasjen e 26-vjeçarit Jurgen Kurti. Ai dyshohet se ishte personi që e ekzekutoi menaxherin e VIP-ave, poshtë hyrjes së pallatit mbrëmjen e 18 marsit.

Bane është vënë në kërkim nga policia, ndërsa emri i tij u mësua nga njëri prej tre personave që u arrestuan si bashkëpunëtorë, Olsi Qalliaj.

[caption id="attachment_261139" align="alignnone" width="1226"] Klodian Bane-foto e publikuar nga Shqiptarja.com[/caption]

Grupi hetimor dyshon se kemi bëjmë me vrasës me pagesë. Dyshimet janë që të rinjtë të jenë paguar 30 mijë euro për të bashkëpunuar në eliminimin e 26-vjeçarit. Të arrestuar deri tani për bashkëpunim janë; Elsi Levendi, Alesio Berberi dhe Olsi Qalliaj, por që e kanë mohuar të jenë përfshirë në vrasjen e Kurtit.

Të fundit