Flash News

KRYESORE

Deklarata e fortë e Mark Markut: Është duke ndodhur kriminalizimi i universiteteve

Deklarata e fortë e Mark Markut: Është duke ndodhur kriminalizimi

Profesori i njohur Mark Marku ka qenë i ftuar ditën e sotme në emisionin “Opinion” në Nevvs24, ku ka folur rreth takimit të kryeministrit Rama me senatin e Universitetit të Tiranës.

Sipas profesorit Marku për herë të parë po ndodh kriminalizimi i Universiteteve njësoj si në Parlament.

 “Nuk është problemi vetëm për vonesën e pagave, por ne kemi shtruar edhe probleme të tjera të rëndësishme për Universitetin. Ligji është i paaplikushëm. Një ligj bëhet i zbatueshëm përmes akteve nënligjore, por aktet nënligjore nuk kanë dalë akoma. 2 vite e gjysmë pasi ka dalë ligji për arsimin nuk kanë dalë aktet nënligjore dhe bëhet i pazbatueshëm. Kryeministri thotë që unë nuk kam përgjegjësi, por kjo është paaftësi totale. Pjesa financiare e Universiteteve duhet të japë llogari, pra në asamble apo në senat”- tha Mark Marku.

Sipas profesorit Marku për herë të parë po ndodh kriminalizimi i Universiteteve dhe apelon qeverinë që të mos bëjë aleancë me krimin. Ai u shpreh se ka bërë një ligj që nuk e zbaton vetë.

“Pse është kërkuar bllokimi në universitet? Ministria ka pjesë përfaqësues në bord dhe një pjesë e bordit bashkëpunon me ministrisë dhe kanë bërë shumicë bllokuese për Universitetin. Duhet të verifikohet veprimet e financimit të universiteteve publike. Në universitet po ndodh kriminalizimi për herë të parë, ashtu si në Parlament. Ne nuk i themi qeverisë të futet në luftë me Universitetin, por i themi që të mos bëjë aleancë me krimin. Është bërë një tender para 3 vitesh dhe nuk është pyetur fakulteti fare. Ishte tender rreth 1 milion euro dhe nuk janë pak për një universitet. Tenderi ishte i tmerrshëm, pasi nuk është bërë as rikonstruksion dhe as gjë tjetër. Qeveria është përgjegjëse për mënyrën e akreditimit të Universiteteve publike dhe po shkatërron këto universitete. Qeveria ka përgjegjësi, pasi ka bërë një ligj që nuk e zbaton vetë dhe ai ligj krijon problem për Universitetin”- tha Mark Marku.

 

Të fundit