Flash News

Ditari i Maxhorancës

Klosi: Asnjë deputet nuk do të kandidojë për kandidat bashkie në Vlorë

Klosi: Asnjë deputet nuk do të kandidojë për kandidat

Sekretari Organizativ i PS dhe njëherazi drejtuesi politik i Qarkut të Vlorës, Blendi Klosi tha se asnjë deputet nuk do të kandidojë për kandidat bashkie në Vlorë.

Në një intervistë për Klan News, Klosi tha se Vlora mbetet një bastion shumë i rëndësishëm për socialistët.

“Nga grupi parlamentar i PS për degën e Vlorës nuk do të ketë kandidatë nga grupi aktual pasi thashë që është shumë e rëndësishme për ne sepse në Vlorë është bastion i PS, dhe duhet të jemi shumë të organizuar”, ka thënë Klosi.

Ai u shpreh se më shumë shesh si sfidë këhsillat bashkiakë, se sa kandidatët për kryetar.

“PS ka nisur punën për grupin e këshilltarëve dhe këtu po, kemi shumë punë për të bërë, për të evidentuar elementët më të mirë përfaqësues”, tha Klosi.

Sa i përket sondazheve që janë realizuar Brenda partisë, Klosi tha se nuk janë bërë publike.

“Jo, sondazhet tona asnjëherë nuk janë bërë publike. Nuk janë vendimmarrja sepse vendimmarrja do të jetë e kryesisë”, u shpreh ai.

Të fundit