Flash News

Ditari i Maxhorancës

Majko: Shqiptarët largohen nga budallallëqet që prodhohen nga politika

Majko: Shqiptarët largohen nga budallallëqet që prodhohen nga
Ministri për Diasporën, Pandeli Majko

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko ashpërsoi tonet ndaj deputetëve opozitarë gjatë interpelancës në seancën e sotme parlamentare.

Duke u ndalur te fenomeni i largimit të shqiptarëve, Majko tha se ky vendim vjen “nga budallallëqet që prodhohen nga politika”.

“Unë kam qenë i gatshëm të marr pjesë në çdo mbledhje komisioni kur kam qenë i ftuar për çdo lloj ligji apo informacioni. Besoj që është rast i veçantë që sidomos për reformën e politikës shtetërore në diasporë unë e kam informuar parlamentin dhe Kuvendin si asnjë ministër tjetër me informacione të rregullta tre mujore dhe duke ardhur në fund të çdo viti duke raportuar në mënyrë të plotë.

Cilido deputet ka të drejtë të kërkojë informacion të besueshëm sepse interpelanca e sotme ishte e mbushur plot me dizinformacion duke filluar me një fakt shumë i thjeshtë.

Ç’keni bërë me tenderat e diasporës? O zotëri shko interesohu në Ministrinë e Financave, sa është buxheti i shtetit për Ministrinë e Diasporës? E do të thonë që ministrat e shtetit nuk kanë buxhet, por vjen këtu e fut të holla e të trasha.

Hap legjislacionin dhe shiko gjërat si funksionojnë, por vini thoni disa gjëra në përgjithësi patetike dhe shmangeni nga ajo që duhej diskutuar në këtë interpelancë, e drejta votës për shtetasit jashtë vendit. Largohen njerëzit se kanë inat qeverinë.

Njerëzit largohen për arsyet e tyre ekonomike. Çështja e emigracionit është një histori e cila nuk ka të bëjë vetëm me Shqipërinë, por nëse ka një arsye pse njerëzit po largohen përveç ekonomisë, janë budallallëqet që prodhohen nga politika, siç ndodhi sot në këtë interpelancë”, u shpreh Majko.

Të fundit