Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama nuk heq dorë nga amnistia fiskale, si justifikohet

Rama nuk heq dorë nga amnistia fiskale, si justifikohet

Kryeministri Edi Rama ka folur për amnistinë fiskale, duke mos shfaqur tërheqje edhe pse është nismë e shumëkritikuar nga organizmat ndërkombëtare.

Në mbledhjen vjetore të Këshillit Kordinues, në Ditën Kombëtare të Diasporës, ai e mbrojti këtë nisëm.

Rama u justifikua se amnistia fiskale është e rëndësishme për të formalizuar të ardhurat e shqiptarëve në diasporë pasi bëjnë nga 2-3 punë. Por ekspertët vendas dhe ndërkombëtarët, thonë se amnistia i hap rrugë pastrimit të parave.

 “Nga ana tjetër është interesante të shihet dhe të mos harrohet që kontributi i të ikurve në emigracion nga Shqipëria në këto 3 dekada vijon të jetë konstant në ekonominë tonë dhe remitancat në periudhën e fundit kanë shënuar rritje me një periudhe të mëparshme, çka dëshmon fuqinë e lidhjeve mes njerëzve, familjeve dhe traditës që ende sot është e fortë në bërthamën e familjes shqiptare, pavarësisht ngarkesave dhe interesave të atyre që janë jashtë.

E dimë shumë mirë, e dinë dhe autoritetet e vendeve ku shqiptarët prej dekadash japin kontribut që ekonomia informale nuk është territori i vendeve në zhvillim por ekziston dhe në vendet e zhvilluara. Sigurisht që shqiptarët hyjnë tek ato komunitete që e dimë shumë mirë. Shqiptarët kanë dëshmuar se janë punëtor të jashtëzakonshme. Kanë bërë 2 apo 3 punë. Ia kanë dalë në vende ku nuk janë.

 Kemi dëshmi të panumërta dhe raste që përforcojnë të gjithë arsyet për ta bërë këtë hap i cili ka qenë dashur të bëhet prej shumë kohësh, është tentuar nga qeveritë e mëparshme por ka ngecur si rezultat i presioneve dhe mungesës së dëshirës për të kuptuar pse-në e kësaj lëvizje të rëndësishme”, tha Rama.

 

Të fundit